Irani: Ekzekutimi i të miturve dhe grave, përpjekje e dëshpëruar e mullahëve për t’iu kundërvënë kryengritjes popullore

451

Duke vazhduar ekzekutimet, sidomos ekzekutimin e të miturve dhe grave, dhe duke intensifikuar atmosferën e frikës dhe kërcënimit, regjimi anti-njerëzor i mullahëve po përpiqet më kot për t’iu kundërvënë kryengritjes popullore të njerëzve që iu ka ardhur në majë të hundës dhe kanë tronditur shtyllat e sundimit të mullahëve.

Më 30 janar, Ali Kazemi, një i ri 22 vjeçar, i cili ishte 15 vjeç kur u arrestua, u var në burgun qendror të Bushehr (Irani jugor). Më parë, autoritetet e regjimit kishin premtuar se nuk do ta ekzekutonin. Tre javë më parë, Amir Hossein Jafarpour, i cili ishte 16 vjeç në kohën e kryerjes së krimit, u ekzekutua në burgun e Gohardasht.

Gjithashtu, më 30 janar, një i burgosur i ri u ekzekutua në burgun Noshahr (Irani verior) pas katër viteve burgimi.

Dy ditë më parë, më 28 janar, dy të burgosur u ekzekutuan në burgun qendror të Orumiehut. Në të njëjtin burg, Hassan Bakoui u mundua deri vdekje në burg për shkak të privimit të trajtimit mjekësor dhe shtrimit në spital.