Qyteti i Shahroud, tubim proteste i kompanisë së hekurudhës verilindore
Protestat e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë kundër varfërisë, papunësisë, urisë, privimit nga trajtimi dhe nevojat themelore jetësore, si dhe shtypjes së vazhdueshme dhe në rritje në qytetet e ndryshme të vendit vazhdojnë.
- Të dielën, greva e 3500 punëtorëve të Grupit Industrial Kombëtar Iranian të Çelikut në Ahwaz vazhdoi për ditën e gjashtë. Ata kërkojnë tre muaj rroga dhe pagesa të papaguara, pagesën në kohë të rrogave, dhe marrjen e primeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurim suplementar.
- Në Haft Tappeh (Shush) punëtorët e Trashëgimisë Botërore të Chagha Zanbil hynë në grevë në shenjë proteste për mospagimin e rrogës që prej katër muajsh dhe bllokuan rrugën për tek kjo trashëgimi botërore.
- Punëtorët e hekurudhave në disa qytete, duke përfshirë Teheranin, Andimeshkun, Damghanin, Islamshahrin, Semnanin, Maraghehin dhe Zanjanin bënë tubime për të pestën ditë për të protestuar kundër mospagimit të rrogave të tyre që prej disa muajsh. Ata gjithashtu protestuan kundër mungesës së sigurimeve dhe mungesës së sigurisë në punë. Ata mbanin një parrullë që thoshte: “Askush nuk është përgjegjës për ne, nuk ka ushqim, as sigurim shëndetësor”. 600 punëtorët e hekurudhës verilindore (Kompania Travers) që operojnë në Garmsar, Azadur, Sankhas etj., së bashku me punëtorë të tjerë grevistë, penguan lëvizjen e trenave në Teheran, Karaj dhe Zagros. Punëtorët ndaluan trenin Teheran-Mashhad në Shahrud. Ata protestuan kundër mungesës së të drejtës për të protestuar dhe për sigurinë. Menaxherët e kompanisë Travers kanë kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do t’i pushojnë punëtorët me praktika abuzive dhe thonë, “Jeni të pushuar, shkoni në qoftë se keni një vend më të mirë për të shkuar”.
- 250 punëtorë kurdë të Kian-it protestuan në Malayer për të gjashtën ditë rresht kundër mospagimit së rrogave dhe pagesave të 2016 dhe 2017. Gjatë tre javëve të fundit, disa herë punëtorët kanë protestuar për mospërmbushjen e premtimeve nga ana e punëdhënësve të tyre.
- Në Isfahan, rreth 200 punëtorë të kompanisë së çelikut u mblodhën në protestë për mospagimin e rrogave të tyre.
- Në Najafabad, punëtorët e pllakave të kompanisë Nilou protestuan për ditën e gjashtë përpara zyrës së kooperativës së qytetit. Ata mbanin një parullë, ku thuhej: “Punëtorët e pllakave të Nilout nuk janë paguar për 28 muaj, cila është kostoja e privatizimit? Ka ndonjë mbështetje për ne?” Transferimi i kompanisë tek agjentët qeveritarë nën emrin e privatizimit në tre vitet e fundit i ka lënë punëtorët në pasiguri dhe me shumë probleme.
- Fermerët e Kermanit organizuan një tubim proteste para zyrave të qeverisë së qytetit. Tubimi i tyre ishte për të protestuar kundër devijimit të ujit dhe shpërfilljes së tokës bujqësore ekzistuese që çorienton punën dhe jetën e njerëzve të këtij rajoni.
- Në Mahshahr, punëtorët e kontratuar të petrokimikes kanë hyrë në grevë urie që prej rreth dy javësh, duke protestuar kundër mospagimit të rrogave dhe përfitimeve të tyre. Agjentët e regjimit i kanë detyruar ata të punojnë pa kontratë dhe pa u paguar rrogat dhe përfitimet.
- Punëtorët e kompanisë së aliazhit të çelikut në Yazd u mblodhën para zyrave të qeverisë të qytetit. Ata kërkuan rivendosen e pensionit të pleqërisë pas 20 viteve pune për vendet e punës në industri.
- Në Bandar Abbas, banorët e 2000 shtëpive i detyruan agjentët e bashkisë, të cilët kishin shkuar për të frikësuar popullin, të iknin nga sytë këmbët.
- Në Teheran, një numër punëtorësh të kompanisë së autobuzëve të Teheranit dhe periferive vazhduan protestën e tyre para ndërtesës së komunës. Ata protestuan kundër shtyrjes pesëvjeçare të projekteve të banimit.
- Punëtorët në Komunën Borujerd, të cilët nuk janë paguar për tetë muaj, u mblodhën për të dytën ditë para bashkisë së këtij qyteti.
- Punëtorët e kompanisë North White Bear nuk kanë marrë rroga për 10 muaj. Një grup punëtorësh u mblodh para kompanisë në Tasuj (krahinë e Azarbaijanit Lindor) duke kërkuar pagat e shtyra të tyre.