Iran: Demonstratë proteste e punëtorëve dhe mësuesve në Teheran, Kermanshah dhe Kerman

396

E hënë, 05 dhjetor 2016

Slogani i demonstruesve: “Kufiri i varfërisë: 900$; Paga jonë: 300$ “
Në mëngjesin e të dielës, 4 dhjetor, qytetet e Teheranit dhe Kermanshahit qenë dëshmitare të demostratave masive të mësuesve në pension, punëtorëve protestues dhe sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.
Në Teheran dhe duke koinciduar me fjalimin e Rouhanit, më shumë se 2000 mësues në pension, të grabitur nga institucioni shtetëror i quajtur ‘Saamen al-Hojaj’, dhe punëtorët e kompanisë së qelqit dhe gazit organizuan një demonstratë përpara parlamentit të regjimit.

Ata protestuan kundër politikave grabitqare të regjimit, kushtet e këqija të jetesës dhe pagat e ulëta. Mësuesit në pension thërrisnin, “kufiri i varfërisë: 3 milionë, paga jonë: 1 milion”, “Mbijetesa, dinjiteti është e drejta jonë e patjetërsueshme”. Ata mbanin pankarta ku thuhej: “Mësuesi është zgjuar, urren diskriminimin”, “Trajtimi mjekësor falas është e drejta e pensionistit”, “Mësuesit në pension nuk e meritojnë një jetë të tillë”.
Njëherësh me mësuesit në Teheran, mësues në pension në Kermanshah bënë një protestë jashtë ndërtesës së Fondit të Pensioneve. Ata mbanin pankarta ku thuhej: “Mësuesit janë zgjuar, urrejnë diskriminimin”.
Ndërkohë, shoferët dhe punëtorët e Kompanisë së Autobusëve të Teheranit protestuan përpara parkut të qytetit të Teheranit pas një thirrjeje për protestë. Ata protestuan kundër kushteve të këqija të jetesës dhe plaçkitjes së pronave të tyre nga komuna e Teheranit nën pretekstin e ndërtimit të shtëpive. Ata gjithashtu protestuan kundër privatizimit pa dallim dhe të paligjshëm të Kompanisë së Autobuzabe të Teheranit dhe rrethinave.
Nga frika e përhapjes së demonstratës pjesëmarrësit e të cilit po shtoheshin përherë e më tepër , forcat represive bllokuan rrugët Behesht dhe Khayyam dhe terminalin e quajtur ‘Fayyaz Bakhsh’, dhe filluan t’i shtynin shoferët jashtë terminalit duke i rrahur ata. Agjentë të veshur civilë sulmuan demonstruesit me shkopinj gome, duke rrahur dhe plagosur disa prej tyre dhe duke arrestuar të paktën 30 protestues të cilët ishin të gjithë anëtarë të sindikatës së punëtorëve të Bus Company, dhe i çuan ata në organin e represionit të quajtur “Policia e sigurisë” në sheshin Arc. Megjithatë, nga frika e reagimit të punëtorëve të zemëruar ata u detyruan t’i lironin. Njëri prej mercenarëve që udhëhoqi shtypjen e demonstruesve ishte koloneli Jaafari.
Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e Qalibaf, hajduti dhe krimineli më i madh i regjimit. Ata gjithashtu thërrisnin: “Punëtorët që vuajnë nuk kanë strehim”, “Administratori ka plaçkitur të gjitha objektet e banimit”, “Mungesa e strehimit është e jona, shtëpia e miliard dollarëve është e juaja”, dhe ” privatizimi është kthyer në vdekjen tonë të ngadaltë”, “Forcat e Sigurisë, turp, turp! “
Punëtorët e prekur të minierës së Mashounit në Kerman po ashtu u mblodhën për të protestuar për mosmarrjen prej shumë kohësh të pagave të tyre të vogla. Duke mbyllur portën e hyrjes, punëtorët penguan hyrjen dhe daljen e automjeteve të minierës.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
5 dhjetor 2016