Sunday, September 8, 2024

Iran: Protesta Studentore me Rastin e ‘Ditës së Studentëve’ Pavarësisht Masave Shtypëse të Regjimit

Thirrje autoriteteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të marrin masa të menjëhershme për të liruar studentët e arrestuar

Pavarësisht masave të rrepta represive dhe arrestimit të një numri të madh studentësh, protestat e demonstratat e studentëve me rastin e Ditës së Studentëve (7 dhjetor), të cilat nisën të hënën, vazhdojnë në universitete të ndryshme të vendit.

Të shtunën, më 8 dhjetor, një grup studentësh në Universitetin e Teheranit u mblodhën përpara hyrjes së universitetit dhe thirrën slogane anti-qeveritare. Kjo ndodhi pavarësisht faktit se forcat represive kishin bllokuar rrugët përreth Universitetit të Teheranit. Studentë nga Kolegji Teknik i Teheranit bënë gjithashtu demonstratë duke thirrur: “Studenti më mirë vdes sesa të pranojë poshtërimin”, dhe studentët e Fakultetit të Arteve thërrisnin gjithashtu: “Një, Dy, Tre, Liri”.

Po atë ditë, studentët zhvilluan tubime e demonstrata të ngjashme në Universitetin e Teknologjisë Sharif dhe në Universitetin Tarbiat Moallem në Teheran, në Universitetin e Nooshirvan në Babol, në Universitetin e Tabrizit, Universitetin e Garmsarit, Universitetin e Ahvazit, Universitetin e Semnanit, Universitetin e Shkencave Mjekësore Sahand, Universitetin e Teknologjisë në Tabriz, Universitetin Marand dhe në Universitetin e Urmias.

Në demonstratat e tyre, studentët thërrisnin me sloganin: “Studentët e burgosur duhet të lirohen”. Ata mbështesnin gjithashtu protestat e punëtorëve duke thirrur: “Punëtorët e burgosur duhet të lirohen”.

Të dielën, më 9 dhjetor, studentë nga disa universitete, duke përfshirë Universitetin e Teheranit dhe Universtietin e Allameh, u grumbulluan dhe marshuan. Studentët në Universitetin e Teheranit thërrisnin: “Student, Punëtor, Të Bashkuar, Të Bashkuar!”

Të frikësuar nga përhapja e demonstratave dhe protestave, forcat shtypëse kanë arrestuar një numër të madh studentësh nga Universiteti i Teheranit dhe nga universtiete të tjera ditët e fundit, disa prej të cilëve janë thirrur dhe kërcënuar nga Ministria e Inteligjencës.

Rezisntenca Iraniane u bën thirrje të gjitha unioneve e sindikatave të studentëve në vende të ndryshme që të mbështesin studentët iranianë, dhe u bën thirrje mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave njerëzore që të marrin masa të menjëhershme për të liruar studentët e arrestuar.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
9 Dhjetor 2018