E mërkurë, 30 nëntor 2016
Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit
Emrat e 69 brigadierëve dhe kolonetëve të forcave IRGC – të vrarë në Siri
Sipas Mullah Sejjid Mohammad Ali Shahidi Mahallatit, përfaqësues i Khameneit në “Fondacionin e Dëshmorëve dhe Veteranëve ” dhe zëvendësi i Rouhanit, numri i forcave IRGC të vrarë në luftën e Sirisë është më shumë se një mijë. Në një seminar me rastin e “Javës Bassij” ai theksoi: “Numri i dëshmorëve të vendit tonë që mbronin faltoren e shenjtë është më shumë se një mijë dhe të gjithë iu jemi borxhlinj atyre. (e përditshmja Tasnim- e forcës terroriste Quds -22 nëntor 2016)
Sipas raportit të Rezistencës iraniane brenda vendit, numri i humbjeve të forcave IRGC dhe e mercenarëve të saj libanezë, afghanë, pakistanezë dhe irakianë dhe të tjerë nën komandën e tyre është më shumë se dhjetë mijë. Sipas raportit të brendshëm të IRGC-së, për të parandaluar përhapjen e numrit të viktimave dhe ndikimet e tij sociale negative, kufomat e mercenarëve afganë, pakistanezë dhe irakianë të regjimit të cilët janë vrarë në Siri nuk janë kthyer në Iran. Kufomat e mercenarëve libanezë janë varrosur të gjitha në Liban apo Siri. Nga numri i komandantëve të IRGC-së të vrarë në luftë kundër popullit sirian, mund të imagjinoni shkallën e viktimave të regjimit. Në vijim janë emrat e 39 brigadierëve të IRGC, 28 kolonelëve të IRGC dhe dy kolonelë të ushtrisë nën komandën e Khameneit të cilët u vranë në Siri.
Brigadierë të IRGC: Hassan Shateri, Seid Hamid Tabatabaei Mehr, Haj Esmaeel Heidari, Mohammad Jamal Pa Ghalehei, Dadollah Sheibani, Jaber Darisavi, Mohammad Ali Aliabadi, Alireza Tavassoli, Hossein badpa, Hadi Kajbaf, rousbeh Helisiaei, Haj Abdullah Eskandari, Mohammad Ali Allahabadi, Ezzatollah Soleimani, Farshad Hosseini-Nejad, Abdolreza Majiri, Hossein Fadaei, SaeedSayyah Taheri, Sattar Orang, Hassan Razzaghi, Hamidreza Ansari, Ahmad Majdi Nasab, Haj Ali Ghorbani, Reza Farzaneh, Hassan Ali Shamsabadi, Mohsen Ghajarian, Masha-allah Shamseh, Javad Dourbin, Seid Shafi Shafiei, Jahangir Jafarnia, Mohammad Hassan Hakimi, Reza Rostami Moghaddam, Ahmad Gholami, Daryoush Dorosti, Mostafa Rashidpour, Akbar Nazari, Hossein Alikhani, Gholamreza Samaei dhe Zaker Heidari.
Kolonelë të IRGC: Amir Reza Alizadeh, Heshmatollah Sohrabi, Abbas Abdullahi, Ghasem Gharib, Karim Qavabesh, Moslem Khizab, Mostafa Sadrzadeh, esmaeel Khanzadeh, Mohammadreza Ali-Khani, Abdulreza Roshvand, Mohammad Tahan, Sattar Mahmoudi, Ghasem teimouri, Morteza Torabi Kamel, Asghar Falahat Pisheh, Hamzeh Kazemi, Abdulhossein Saadatkhah, Ahmad Goodarzi, Mohsen mandani, Ali Taheri Tarshizi, Saeed Shamloo, Mohammad Balbasi, Rahim Kaboli, Ali Mansouri, Ghodratollah Abdian, Morteza Ataee, Adel Saad dhe Mohammadreza Zare Alvani, si dhe dy kolonelë të ushtrisë nën komandën e Khameneit të quajtur Morteza Zarhoon dhe Mojtaba Zolfaghar Nasab.
Viktimat e shumta në Siri kanë shkaktuar një valë pakënaqësisë në mesin e familjeve të tyre, dhe përpjekjet e IRGC për dërgimin e të rinjve, studentëve, punonjësve dhe punëtorëve në Siri ka nxitur urrejtjen e njerëzve ndaj kësaj lufte. Njerëzit i konsiderojnë viktima të regjimit në Siri, si një kujtesë të luftës tetë-vjeçare me Irakun.
Moskujdesja e mullahëve ndaj familjeve të të vrarëve, sidomos afganëve, ka shkaktuar vuajtje shtesë për familjet e tyre. Ata madje kanë vonuar trajtimin e afganëve të plagosur dhe me aftësi të kufizuara të cilët janë kthyer nga lufta.
Shkallëzimi i indinjatës së publikut ka shkaktuar edhe protesta të disa prej fraksioneve të regjimit kundër luftës në Siri. Mostafa Tajerzadeh lidhur me këtë shkruan “Bëmë një ndërhyrje në Siri plot humbje dhe pak fitim … asnjë vend nuk ka pasur kaq shumë viktima në Siri, si Irani … Pavarësisht nga numri i viktimave, jemi të akuzuar për vrasjen e popullin sirian dhe ndjekjen e sektarizmit. Besueshmëria jonë është e dëmtuar, dhe çdo ditë do të zhytemi më thellë në moçalin sirian. “
Mehdi Khazali tha më 11 shtator, “nuk ishte e mjaftueshme lufta tetë-vjeçare (me Irakun), tani jemi duke luftuar në Siri për pesë vjet, ishte një gabim dhe nuk duhet të kishte ndodhur, dhe e kam thënë këtë shumë herë më parë … Në fakt lufta ka ndodhur dhe ne jemi të zhytur në këtë moçal, dhe jemi implikuar me çështjen e ISIS-it i cili u krijua për shkak të keqmenaxhimit të Haj Ghasem Soleimanit. Po të mos ta kishte bërë këtë, nuk do të kishte ekzistuar ISIS-i … ky është gabim i Haj Ghasem Soleimanit”.
Komisioni i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin
29 nëntor 2016