Friday, March 29, 2024

Editoriali i The Wall Street Journal: Fokusimi në masakrën e 1988 në Iran

E enjte, 01 dhjetor 2016
Në vijim është një editorial i publikuar nga Wall Street Journal të enjten, më 1 dhjetor 2016 mbi masakrën e 1988 të të burgosurve politikë në Iran:

The Wall Street Journal
PASQYRA & PERSPEKTIVA
Të burgosurit e Revolucionit të Iranit

Një bir i preferuar i regjimit është burgosur se ka zbulimin krimet e tij.
1 Dhjetor 2016
Një gjykatë revolucionare iraniane të dielën ka dënuar me 21 vjet burg Ahmed Montazerin me një seri akuzash kundër sigurisë kombëtare. Kleriku 60-vjeçar do të bëjë një vetëm gjashtë vjet me standardet e drejtësisë iraniane, për shkak të moshës së tij dhe statusit të veçantë të familjes së tij në historinë revolucionare të Iranit. Por, dënimi i tij është një kujtesë se regjimi mbetet brutal si gjithmonë, megjithëse korr përfitimet ekonomike të marrëveshjes së tij bërthamore me Perëndimin.
Krimi i z. Montazeri ishte përhapja e një kasete ku është inçizuar Ayatollah i madh Hossein Ali Montazeri, duke denoncuar represionin e regjimit gjatë dekadës së saj të parë në pushtet. Montazeri, i cili vdiq në vitin 2009, ishte një nga themeluesit e regjimit me Ayatollah Khomeinin. I caktuar për të qenë pasuesi i Khomeinit si udhëheqës suprem, Montazeri u zhgënjye gjithnjë e më tepër me teokracinë që kishte krijuar.
Prishja e fundit erdhi në vitin 1988 kur regjimi ekzekutoi mijëra të majtë dhe mbështetës të grupit opozitar muxhahidin-e-Khalq (MEK). MEK kishte ndihmuar Khomeini n për të përmbysur Shahun në vitin 1979. Por, pas revolucionit, kreu i ri i lartë filloi të konsolidonte pushtetin dhe të likuidonte aleatët e mëparshëm.
Montazeri denoncoi ekzekutimet në atë kohë, duke akuzuar aparatçikët e lartë të sigurisë, në regjistrimin e inçizuar në 1988, për kryerjen e “krimit më të madh në Republikën Islamike, për të cilën historia do të na dënojë.”: “Kujdes 50 vjet më vonë, kur njerëzit do të gjykojnë udhëheqësin [Khomeinin] dhe do të thonë se ai ishte një udhëheqës i etur për gjak, brutal dhe vrasës. “
Për disidencën e tij, Montazeri u mënjanua dhe e kaloi shumicën e pjesës tjetër të jetës së tij në arrest shtëpie. Mes njerëzve që ai i referohej në shirit ishte Mostafa Pourmohammadi, i cili tani është ministër i Drejtësisë në qeverinë e “moderuar” që negocioi marrëveshjen bërthamore.
I përballur me regjistrimin këtë verë, z Pourmohammadi tha: “Jemi krenarë të ekzekutojmë urdhrat e Zotit në lidhje me hipokritët,” duke përdorur epitetin e regjimit për MEK-un. Ky episod në lidhje me natyrën e regjimit në Teheran ia vlen të mbahet parasysh kur Donald Trumpi të bëhet presidenti i shtatë i SHBA që përballet me kërcënimin iranian.
Burimi: http://www.wsj.com/articles/irans-prisoner-of-the-revolution-1480553317