E hënë, 10 tetor 2016
NCRI – Nëna e Rayhaneh Jabbarit që u var në tetor 2014 ngaqë u mbroj nga sulmi i një anëtari të shërbimit sekret të regjimit iranian ka premtuar se do të luftojë për heqjen e dënimit me vdekje në Iran.
Në një letër të botuar në rrjetet e lajmeve, znj Sholeh Pakravan, shkroi: “U bënë dy vjet plot që nga ekzekutimi i Rayhaneh-it. Sot, e urrej dënimin me vdekje edhe më shumë. “
“Dy vjet më parë, isha krejtësisht e fokusuar në parandalimin e ekzekutimit të Rayhaneh-it. Por, sot, jetoj me shpresën për një Iran pa dënim me vdekje. Agjë nuk më tremb për t’i hyrë kësaj rruge. E shikoj djallin e ‘dënimit me vdekje’ (regjimin iranian) drejtë e në sy, duke pritur momentin e duhur për t’i dhënë atij goditjen përfundimtare, në mënyrë që të gjitha trekëmbëshat të dërgohen në muzeume. “
Duke iu referuar fëmijëve të vrarë në Iran tek lozin duke varur veten pasi kanë parë varjet publike në rrugë, ajo shtoi: “në vend të” lojës së ekzekutimit ‘, t’i lëmë fëmijët tanë të luajnë “lojën e jetës’.
“E kuptoj çdo sekondë nëpër të cilën kalojnë të mbijetuarit e një ekzekutimi. E kuptoj ndjenjën e përgjegjësisë dhe e pranoj atë me vetëdije”
Ajo vazhdon: “Nuk mund të rri e të shoh se si të rinjtë, si fëmijët e mi, mbajnë zi për humbjen e motrave e vëllezërve të tyre të ekzekutuar. Nuk mund të durojë tek shoh lotët që derdhin baballarë e nëna për fëmijët e tyre të ekzekutuar”.
Ajo përfundon: “Unë nuk mund të durojë të shoh njeriun tek lufton me ajrin .. dhe pastaj trupin e pajetë të mbështjellë me një mbulesë dhe që dërgohet në varreza. Bërtas me gjithë shpirt JO EKZEKUTIMIT. “