Dita Botërore kundër Dënimit me Vdekje, Përkujtimi i Masakrës së 1988 në Iran

447

Dita Botërore kundër Dënimit me Vdekje u përkujtua në zyrën e kryetarit të qarkut 1 të Parisit. Më 10 tetor, u bë një ekspozitë rreth ekzekutimeve në Iran .Organizuar nga Komiteti i Mbështetjes për të Drejtat e Njeriut në Iran (SCHRI), ekspozita u kombinua me fjalime nga zyrtarë të zgjedhur, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran.

Ekspozita theksoi ekzekutimin e të Burgosurve Politikë në Iran, të cilat shpesh zhvillohen në masë në vendin me numrin më të lartë për frymë të ekzekutimeve. Këto ekzekutime u denoncuan nga Sekretarit i Përgjithshëm i OKB-së në Raportin e fundit mbi Iranin paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme.
Në vitin 1988, brenda vetëm disa muajve, më shumë se 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan pas lëshimit të një fetva nga Khomeini. Shumica e disidentëve që ishin viktima të kësaj masakre ishin anëtarë të Organizatës Popullore Mojahidin të Iranit (PMOI). Publikimi i fundit i një regjistrimi audio të Ayatollah Hossein Ali Montazerit, atëherë trashëgimtari–i mundshëm i Khomeinit, ka ringjallur këtë krim gati të harruar kundër njerëzimit. Montazeri kundërshtoi këtë krim dhe për pasojë, po atë vit, u përjashtua nga lidershipi dhe u vu në arrest shtëpie.
Folësit në ekspozitë theksuan nevojën për të nxjerrë para drejtësisë atë që janë përgjegjës për këtë krim. Shumë nga organizatorët e masakrës kanë sot poste të larta në qeveri dhe vazhdojnë të dënojnë iranianët me vdekje me varje në të gjithë vendin. Grupet e të drejtave të njeriut nga e gjithë bota kanë denoncuar përdorimin e dënimit kapital në Iran, por shpesh harrojmë se Republika Islamike e Iranit, me më shumë se 1.000 varje në vit, ekzekuton më shumë njerëz se sa pjesa tjetër e botës në raport me popullsinë e saj.
Kryetari i qarkut 1 të Parisit, Jean-François Legaret, në zyrën e të cilit u bë ekspozita, e hapi atë duke theksuar se ekziston “një përpjekje për të luftuar kundër dënimit me vdekje dhe aktet e tjera barbare në Iran”, të tilla si masakra e burgut të 1988. Ai tha se shpreson se kjo fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit do të vazhdojë derisa personat përgjegjës të gjykohen para një gjykate ndërkombëtare. Z. Legaret këmbënguli se edhe në qoftë se shkëmbimet tregtare janë të rëndësishme, ne kurrë nuk duhet të negociojmë me një “regjim barbar” si ai i Mullahëve.
Kryetari i qarkut 2 të Parisit, Jacques Boutault, falënderoi ata që luftojnë së bashku me Rezistencën iraniane për të sjellë të drejtat e njeriut në Iran. Z. Boutalt gjithashtu rikujtoi se regjimi iranian është bashkëfajtor në luftën në Aleppo dhe i bëri thirrje qeverisë franceze të marrë guximin e të denoncojnë krimet që Irani ka kryer në Siri.
Z. Henri Leclerc, President Nderi i Lidhjes për të Drejtat e Njeriut, tha se “në Iran, përdorimi i dënimit me vdekje është masiv dhe ne nuk mund të lemë që kjo të kalojë pa përgjigje”. Ai gjithashtu deklaroi se “krimet e pandëshkuara do të përsëriten.” Lidhur me masakrën e të burgosurve politikë në Iran, ai shtoi:… “Është një krim kundër njerëzimit, kur e dimë që mijëra persona u ekzekutuan, ndërkohë që ishin në burg Kjo duhet të denoncohet dhe ne duhet të veprojmë. Kemi materiale të mjaftueshme. Shpresoj se OKB-ja të bëjë një hetim i cili do t’i nxjerrë para gjyqit ata që janë përgjegjës”.
Z. Leclerc përfundoi duke thënë se viktimat e masakrës të vitit 1988, ” vdiqën për lirinë në mbarë botën;. Këta burra, gra, dhe fëmijët kanë të drejtë për drejtësi. Nëse do të lihen pa u ndëshkuar krime të tilla, është e ardhmja jonë ajo që vërtet do të jetë tragjike “.