Saturday, July 27, 2024

IRAN: MESAZHI I MARYAM RAJAVI’S PËR VITIN E RI AKADEMIK 2016-2017

E mërkurë, 21 Shtator 2016

Të dashur studentë,

Të nderuar mësues dhe profesorë,

Kampionët e kulturës dhe dijes,

Të nderuar burra dhe gra të cilët jeni rritur për të mbrojtur të vërtetën përballë padrejtësive të bëra nga fundamentalizmi, injoranca, shtrëngim dhe abuzimit të fesë, zemrat e të cilëve janë të mbushura me shpresë për liri të Iranit.

 

 Përshëndes të gjithë ju.

Shpresoj që në vitin e ri akademik, përpjekjet e juaja te paçmuar për të mësuar dhe edukuar do të jetë gjithnjë e më e ndërthurur me një vendosmëri për rezistencë dhe arritjen e lirisë.

Në prag të vitit të ri shkollor, mullahët fundamentaliste dhe rojet e tyre injorantë dhe shtypëse kanë imponuar heshtjen dhe frikën ndaj shoqërisë. Kjo ftohtësi, megjithatë, do të tejkalohet me energji, me një frymë ripërtëritëse dhe rinovuese qe ju të filloni të lumtur, me përpjekje kolektive, bashkarishtë në çdo rrugë dhe në çdo shkollë e universitet.  

Le të përkujtojme vajzat dhe djemtë të cilët studiuan në shkollat tuaja dhe universitete, pionierët që ishin gjithmonë në ballë të çdo akt proteste kundër diktaturës fundamentaliste mullahëve.

Khomeini mendonte se mund të garantonte mbijetesën e tij nëpërmjet valëve të ekzekutimeve në vitet 1980 dhe 1988 masakrës. Ironikisht, në fillim të vitit të ri shkollor, ne shohim se këta shpirtra të pastër kanë provokuar shoqërinë e Iranit në një lëvizje për të marrë drejtësinë sidomos pas publikimit të audios të z Montazer. Dhe përsëri, ne po e dëgjojmë zërin dhe mesazhin e tyre të cilët thonë mësimi i parë në çdo klasë dhe në çdo shkollë është mësimi i lirisë.

Fëmijët e Iranit bëjnë të ardhmen e Iranit,

Të dashur mësues dhe profesorë,

Viti i ri akademik fillon si një krizë dhe kaos që mbizotëron në vend, janë bërë të dukshme më shumë se kudoherë tjetër në sistemin arsimor të vendit.
Ato manifestohen në shkollat në formën e një rrëmujë në rritje, në venitje e të rinjve dhe adoleshentëve në varfëri, në pabarazi të thelluar, në nivel të ulët arsimor, në një atmosferë shtypëse dhe kufizuese arsimore, dhe me mësuesit në gjendje të vështirë. Dhe në universitete, ata janë manifestuar në formën e një rënie shkencor, në një mjedis të ngelur shterpë, me studentë dhe profesorë të privuar.
Ndërsa 13 milionë studentë iranianë shkojnë në shkollë këtë vit, ka 4 milion fëmijë dhe të rinjtë në mes të 6 dhe 14 vjeç janë të privuar nga arsimi. Shumë prej tyre janë punëtorë fëmijë, prindërit e disave prej tyre janë të varur ose janë shumë të dobët. Disa prej tyre madje nuk kanë certifikatat e lindjes.

Mungesa e hapësirave të mësimdhënies është ndër problemet më të rëndësishme arsimore. Me përjashtim të një numri të kufizuar të shkollave, mungesa e edukimit fizik dhe objekteve rekreative është tipar i përbashkët i të gjitha shkollave. Në shkollat e vajzave dhe shkollat që janë të vendosura në rajone e ulëta, veçanërisht në krahinat e Sistan-o-Baluchistan, Hormuzgan, dhe West Azerbajxhani, studentët janë vendosur në hapësira të ngushta të cilat qëndrojnë shumë larg nga standardet themelore arsimore dhe higjienës .

32.000 shkolla, që është një e treta e numrit të përgjithshëm të shkollave në të gjithë vendin, janë të vjeteruara, duhet të rrafshohen dhe rindërtuar.

Në Teheran, vetëm, disa nga 17.000 klasat janë në pritje për rikonsturksion. Në dritën e buxhetit të kufizuar të qeverisë, zyrtarët e regjimit vlerësojnë se duhen 32 vjet për të përfunduar rindërtimin e shkollave në kryeqytet. Me buxhetin aktual, do të duhet një gjysmë shekulli për të rindërtuar të gjitha shkollat në të gjithë vendin.

Mullahët, shpenzojnë pasuri dhe të ardhurat e vendit për Trupat e Gardës Revolucionare dhe luftënxitës e tij për kasaphan në Siri dhe Irak. Në vend të kësaj, familjet e varfër të cilët nuk mund të fitojnë për jetesën e tyre, paguajnë një pjesë të shkollimit.

Një pasojë tjetër i represionit mbizotëruese është atmosfera e mbyllur intelektuale dhe politike, si dhe një qasje e diktuar në arsim, metodat edukative për trajtimin e fëmijëve.

Depresioni i përhapur, problemet mendore dhe mungesa e gëzimit dhe lumturisë janë pasoja të tjera të represionit të regjimit të shoqërisë. Përveç kësaj, uria, keq ushqyerja, problemet fizike dhe fytyrat e rezervuar të studentëve ndaj ndikimit drastik të pabarazisë, padrejtësisë, dhe presionetekonomike, politike në shoqërinë iraniane ku fëmijët mbajnë barrën me të gjitha dëmet, janë më të rrezikuarit.

Në bazë të vlerësimeve zyrtare, një për qind e 13 milionë të popullsisë së nxënësve janë të përfshirë me drogë. Shkalla e studentëve varur arrin 2.6 për qind. Prandaj, sipas vlerësimeve të qeverisë të cilat janë zakonisht më pak se shifrat aktuale, ka më shumë se 250.000 studentë të varur nga droga në shkollat e mesme dhe universitete.

Në të vërtetë, cfarë ka ndodhur në shoqërinë iraniane? Çfarë lloj murtaja, apo fatkeqësi, është kjo luftë shkatërruese që ka goditur shoqërinë dhe çdo gjë ka humbur jetesën e saj? Fatkeqësia është regjimi Velayat-e Faqih i cili zgjat sundimin po rrit shkatërimin e fëmijëve dhe pasurinë e Iranit.

Megjithatë, regjimi në pushtet nuk ndihet i sigurt për shkak të brezit të ri, të mësuesesve, secila prej shkollave është një vatër e rebelimit dhe protestës. Kjo është arsyeja pse regjimi ka zbatuar një plan për një mullah në çdo shkollë. Këtë vit, më shumë se 20.000 mullahë janë vendosur në shkollat në të gjithë vendin për të rritur represionit dhe propagandojnë absurditete fundamentaliste nën flamurin e Islamit.

Për fat të mirë, mësuesit tanë organizuan protesta të admirueshme dhe greva vitin e kaluar akademik. Ata sfiduan politikat e prapambetura dhe represive të Ministrinë së Arsimit dhe kërkuan të drejtat e tyre në çdo qytet; ata kërkuan lirimin e mësuesve të burgosur, kërkuan njohjen e të drejtës për të protestuar për stafin arsimor dhe eliminimin e pabarazive ndërmjet mësuesve. I përshëndes të gjithë studentët e shokëve tanë, nxënësit dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë të rriten në mbështetje dhe solidaritet me kërkesat e drejta të mësuesve tanë të nderuar dhe të personelit arsimor.

Brezi i ri dhe krijues i Iranit,

Liridashës, të fakulteteve dhe universiteteve dhe arsimit,

Kriza e madhe e ngatërroj sistemin arsimor, ka shkaktuar një rënie të skajshme në cilësinë e universiteteve dhe qendrave të arsimit të lartë. Pavarësisht nga një rritje sasiore, një numër i madh i universiteteve të tilla si universitetet Azad janë ndërtuar vetëm për të përfituar mullahët në pushtet, dhe kanë dëmtuar kështu në mënyrë drastike cilësinë e arsimit në qendrat e arsimit të lartë.

Buxheti për arsimin e lartë nuk është i mjaftueshem dhe disa universitete nuk janë në gjendje për të paguar pagat e profesorëve të tyre. Këtë vit, buxheti për universitetet më të rëndësishme të vendit –përfshirë Universitetin e Teheranit, Sharif University Industriale, Universiteti i Shirazit, Universitetin e Isfahanit, Universiteti i Tabrizit, Ferdowsi Universiteti i Mashhad, Universiteti Industrial i Isfahanit, Universiteti Amir-Kabir, dhe Universiteti i Shkencës dhe Industrisë, ka qenë më pak se buxheti për shkollat dhe të ashtuquajturat institucione të tjera fetare

Varfëria e studentëve, duket në përmbajtjen e kurseve universitare, papunësia e studentëve të diplomuar janë shembuj të tjerë të dekadencës e sistemit të arsimit të lartë. Sipas burimeve të qeverisë, nga një popullsi pasive prej 40 milionë, 5.5 milionë janë studentët të cilët nuk kanë asnjë punë. Në fakt, sistemi arsimor ka arritur një bllokim dhe është e copëtuar. Kjo është një humbje pasi regjimi Velayat-e Faqih nuk është as në gjendje te dal jashtë krize, ushtria e saj dhe prioritetet terroriste nuk e lejojnë atë ta bëj këtë.

Sistemi arsimor i Iranit ka nevojë për një atmosferë të lirë për të rifilluar jetesën e saj dhe progresin e vërtetë. Hapi i parë për të shpëtuar sistemin e edukimit dhe arsimit të lartë të vendit, është heqja e mullahëve nga pushti dhe përmbysja e regjimit velayat-e Faqih. Si udhëheqëse e Rezistences te regjimit Iranian Massoud Rajavi  tha, lufta për të rrëzuar regjimin “ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë bërthama qendrore nacionaliste dhe lëvizjen patriotike kundër asaj.”

Studentët e guximshëm të shkollave të mesme dhe universitetit të cilët janë rritur që nga viti 20 qershor 1981, u ngriten ndaj regjimit në pushtet dhe sakrifikuan jetën e tyre, pioneer ne një luftë të tillë. Studentët e Universitetit u bën një pjesë e madhe e viktimave të masakrës së vitit 1988 që u ngriten për perspektivën e lavdishme të lirisë dhe krijimin e një shoqërie demokratike të Iranit.

Siç kam theksuar, kujtimi i atyre dëshmorëve ka nxitur shoqërinë tonë, sot më shumë se kurrë, në fushatën e saj për të kërkuar drejtësi dhe të vënë një fund ekzekutimeve: ekzekutimet e Reyhaneh-së, Neda-së, Sattar-së, dhe Behnoud-së, për ekzekutimet e kryera pas kryengritjeve në 20 qershor dhe 27 shtator, dhe 30.000 trëndafila të kuq që u varen në vitin 1988.

Energjia që buronë nga trashëgimia e jetesës së këtyre dëshmorëve do të jehojë me kërkesën e popullit iranian për drejtësi dhe britma e “jo ekzekutimeve dhe terrorit e mullahëve” në Iran dhe në të gjithë botën. Ajo do të sjellë mullahët para drejtësisë, per ti ndjekur penalisht ata për shkelje të të drejtave të njeriut dhe do të sjell pasionin për liri të Iranit.

Në fillim të vitit akademik, unë i bëj thirrje të gjithë nxënësve, studentëve, mësuesve liridashës dhe profesorët për të marrë pjesë në mënyrë më aktive në lëvizjen për të marrë drejtësinë (për viktimat e masakrës të vitit 1988). Ju dhe iniciativat tuaja meritojnë të jenë në ballë të kësaj lëvizje, sepse ju jeni ata që mbajnë pishtarin e dijes dhe vetëdijes. Ato përfshijnë aktivitete të reja në internet dhe rrjetet sociale kundër ekzekutimeve në Iran dhe që kërkon drejtësi për viktimat e 1988, aktivitete në shkollat tuaja apo universitete, duke shkruar parulla në mure në rrugët dhe rrugicat, përhapjen e informacionit në lidhje me dëshmorët dhe të burgosurit , protestatë tubime, tregon prishjen e regjimit të ekzekutimit publik, rrahjeve me kamzhik dhe poshtërimit të tjera çnjerëzore …

Kjo është se si rruga mund të shtrohet për të realizuar Iranin e lire per të nesërmen me bazë lirie, demokracie, barazi, ndarjen e fesë nga shteti, si dhe krijimin e një sistemi të avancuar arsimor.

Një sistem Arsimor I cili eshte I lire dhe I detyrueshëm për të gjithë nxënësit në Iran; në sistem I arsimit të lartë I cili është I bazuar në lirine akademike; një sistem gjithëpërfshirës atletike i cili i lejon vajzat dhe djemtë që të kryejnë aktivitet të lirë dhe të barabartë në fusha të ndryshme sportive në qytete dhe fshatra.

Një sistem arsimor ku të gjithë bashkatdhetarët tanë, duke përfshirë edhe ata të kombësive të ndryshme etnike mund të ruajnë identitetin e tyre kulturor, fetar dhe gjuhësor dhe mund të flasin, studiojnë dhe punojnë në gjuhën e tyre amtare si edhe ta promovojnë atë.

Një sistem arsimor ku të gjithë studentët, vajzat dhe djemtë, në gjimnaze dhe universitete, të cdo lloj kombësie, mendimi, si edhe të cdo lloj statusi financiar dhe shoqëror, të mund të gësojnë mundësi të barabarta në sistemin arsimor dhe sistemin arsimor të lartë si edhe punësim. 

Një sistem arsimor ku mësuesit dhe profesorët mund të gëzojnë mundësinë për të dhënë mësim dhe për të bëjnë kërkime pa ndonjë kufizim, dhe mund të fitojnë përsëri statusin e tyre të denjë social dhe politik.

Një sistem arsimor ku të rinjtë dhe adoleshendët mund të mësojnë sjelljet e një jete demokratike vecanësirsht vlerën e barazisë gjinore, të besojnë respektin reciprok, tolerance dhe përmbajtjen ndaj feve dhe mendimeve tëtjera, të bëjnë sakrifica për interesat e shoqërisë, dhe të bëhen të fuqishëm për pjesëmarrje politike.

Një sistem arsimor ku fusha të ndryshme të arteve të bukura të jenë pjesë e arsimit në shkollat e mesme dhe universitete dhe të çojnë drejt lulëzimit dhe jeten e gjeneratave të reja.

Energjia dhe forca për këtë revolucion të madh vijnë nga ju, të rinjtë të cilët jëni të vetëdijshem dhe e doni lirinë e të rinjve në Iran. Ju bëj thirrje për të marrë pjesë në luftën për një Iran të lirë dhe demokratike.

Burimi: http://www.maryam-rajavi.com/en/remarks/messages/item/maryam-rajavi-s-message-on-the-new-academic-year-2016-2017