Thursday, March 28, 2024

Iran: Protestat në distriktin 5 në Teheran

E enjte, 22 Shtator 2016

NCRI – Të hënën 19 shtator, një grup i banorëve dhe pronaret e dyqaneve të distriktit 5 në Teheranit organizuan një tubim proteste para Bashkisë kundër dhënies së lejeve për ndërtimin e komplekseve tregtare brenda fabrikave të lagjes qëndrore në Janat Abad.

 

Demonstruesit thanë se ndërtimi i një kompleksi 17-katëshe tregtar në një sipërfaqe prej rreth 2000 metra në rrugicat e ngushta të Bustan e cila ka një gjerësi prej 12 metrash do të rrisë trafikun në këtë lagje më shumë se kurrë dhe do të krijojë shumë probleme në të ardhmen.

Ajo që duhet të theksohet është se ndërtimi i pallateve shumkateshe në Teheran po rritet me shpejtësi dhe komunat po i mbështesë ato, sepse është shumë fitimprurës për ta.