Regjimi pëson humbje të madhe në farsën e zgjedhjeve, teksa populli bojkoton votimet në homazh për martirët e nëntorit 2019
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përgëzuar popullin iranian për bojkotin mbarëkombëtar të zgjedhjeve false të fashizmit fetar në pushtet.
Znj. Rajavi shtoi se fakti që regjimi nuk ia doli ta frikësonte popullin e ta detyronte që të shkonte në votime reflekton homazhin e popullit iranian për 1,500 martirët e kryengritjes së nëntorit 2019 dhe është shenjë për kryengritje që do të vijnë. Ky bojkot i paprecedent ishte një “jo” kumbuese ndaj Khamenei-t, Rouhani-t dhe tërësisë së regjimit klerikal, si dhe tregoi entuziazmin e publikut për slloganin “vota ime është për përmbysjen” të njësive të Rezistencës.
Khamenei i kishte kërkuar në mënyrë qesharake popullit që të votojë si një detyrë fetare. Rouhani kishte bërë thirrje vazhdimisht për votim. Këshilltarët e tij e kishin paralajmëruar popullin që mos ta shpërfillte kutinë e votimit, pasi një gjë e tillë do ta bënte Amerikën të lumtur dhe do t’i rriste veprimtaritë e Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK). IRGC dhe Javad Zarif kishin bërë thirrje për ta mposhtur politikën e presionit maksimal me pjesëmarrje maksimale. Të gjitha këto përpjekje të kota jo vetëm që nuk ia dolën të kishin impakt, por përkundrazi, e intensifikuan neverinë e popullit për vjedhjen e sovranitetit popullor me anë të këtyre zgjedhjeve jo legjitime dhe e forcuan vendosmërinë e tij për ta bojkotuar këtë maskaradë.
Bojkoti mbarëkombëtar i farsës së zgjedhjeve do t’i përkeqësojë grindjet e brendshme të regjimit dhe rrugën qorre në të cilën ndodhet, si dhe do ta përshpejtojë përmbysjen e tij nga populli dhe Rezistenca iraniane. Shtrëngimi i duarve me gjak të këtij regjimi jo legjitim duhet të marrë fund në nivel ndërkombëtar. Komuniteti botëror duhet ta njohë të drejtën e popullit dhe Rezistencës iraniane për ta rrëzuar regjimin klerikal dhe për të themeluar demokracinë e sovranitetin popullor.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
21 shkurt 2020