Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, përshëndeti bashkëatdhetarët e saj të guximshëm që bënë demonstrata sot në Teheran. Ajo përshëndeti protestat e iranianëve, kursimet e të cilëve janë plaçkitur nga institucionet e lidhur me udhëheqësin suprem të Mullahëve, Ali Khameneinin dhe Korpusin e Gardës Revolucionare (IRGC) me bashkëpunimin e organizmave qeveritare nën drejtimin e Rouhanit dhe presidentëve të mëparshëm.
Ajo tha: “Thirrjet e guximshme në demonstratat e sotme të drejtuara kundër krerëve të pushtetit gjyqësor dhe ekzekutiv, si dhe forcës represive të Sigurisë Shtetërore dhe forcave Inteligjencës, pasqyrojnë dëshirën e popullit iranian për përmbysjen e diktaturës fetare të mullahëve”.
Zonja Rajavi u bëri thirrje të gjithë iranianëve, sidomos të rinjve, të mbështesin bashkatdhetarët e tyre të plaçkitur dhe të privuar që protestojnë në kërkim të të drejtave të tyre dhe t’i ndihmojnë ata për të zgjeruar protestat e tyre.