Saturday, July 27, 2024

Iran: Letër e një të burgosure politike: Jam e burgosur se kam protestuar kundër IRGC-së

NCRI – Golrokh Iraei, një e burgosur politike e godinës së grave të Burgut të Evin, shkroi një letër javën e kaluar si përgjigje për shpërnguljen e bashkëshortit të saj, Arash Sadeqi, nga Evini në burgun Rajaei Shahr në Karaj.

Në këtë letër, duke i tërhequr vëmendjen ministrit të jashtëm të regjimit iranian, Mohammad Javad Zarif-i, i cili tha se të gjithë iranianët janë anëtarë të Gardës Revolucionare (IRGC), Golrokh Iraei shkroi: “Në kundërshtim me pikëpamjen e tij, si një iraniane që ia kushtoja paqen dhe sigurinë time përmirësimit të gjendjes së vendit, jo ​​vetëm që nuk jam anëtare e IRGC, por edhe jam burgosur për shkak të protestës kundër atmosferës së shtypjes në shoqëri të krijuar nga Garda Revolucionare.

Në letrën e saj znj. Iraei flet për mungesën e pavarësisë së organizmit të burgjeve dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve politikë nga autoritetet e burgjeve dhe thekson: “Imponimi i ndikimit të autoriteteve të burgjeve dhe hostiliteti dhe antagonizmi i tyre ndaj të burgosurve politikë është i tillë që dokumentet mjekësore të të burgosurve në përgjithësi zhduken pas një periudhe të shkurtër kohe nga dosja e tyre mjekësore dhe historiku i tyre i sëmundjeve në tërësi është shkatërruar plotësisht “.