Sunday, January 29, 2023

Maryam Rajavi: Mbështetja Ndërkombëtare për Kryengritjen e Popullit Iranian Është Domosdoshmëri për Paqen dhe Bashkëjetesën

Dy javë pas tërheqjes nga JCPOA, Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara në mesazhin e tij të parë publik e miratoi kryengritjen e popullit iranian kundër diktaturës fetare dhe sponsorit më të madh të terrorizmit si dhe bëri thirrje për një front ndërkombëtar kundër regjimit iranian.

Sekretari i Shtetit iu referua mangësive të mëdha të JCPOA dhe “parave të gjakut” që i janë ofruar regjimit dhe individëve si Qassem Soleimani, një Komandant i IRGC, dhe kujtoi vendimet e Këshillit të Sigurisë për të përsëritur që çdo marrëveshje e re me regjimin iranian duhet të përfshijë një ndalim ndaj pasurimit bërthamor, akses të pakualifikuar në të gjitha vendndodhjet bërthamore, t’i japë fund proliferimit të rraketave balistike dhe zhvillimit të sistemeve të rraketave me fuqi bërthamore, respekt për sovranitetin e Irakut dhe çarmatimin e forcave proksi, tërheqjen e të gjitha forcave nën komandën iraniane nga tërësia e Sirisë, t’i japë fund lëshimit të rraketave dhe kërcënimit të fqinjëve të vet, si dhe t’i japë fund mbështetjes së grupeve terroriste në Jemen, Liban dhe Afganistan. Duke iu drejtuar regjimit klerikal, ai theksoi se negociatat janë të mundshme nëse ata ndryshojnë sjellje.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit për periudhën e tranzicionit të pushteti tek populli, e përshkroi miratimin e kryengritjes së popullit dhe kërkesave të rezistencës së drejtë të popullit iranian në 37 vitet e fundit si një hap madhor. “Ndryshimi në sjelljen e mullahëve do të çojë në mënyrë të pashmangshme në ndryshimin e regjimit të tyre. Ndryshimi demokratik në Iran është zgjidhja e vetme për problemin në Iran dhe për krizën në rajon. Formimi i një fronti ndërkombëtar kundër diktaturës fetare dhe terroriste në Iran është domosdoshmëri për vendosjen e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës në rajon dhe në të gjithë botën,” theksoi ajo.

Në fillim të bisedimeve bërthamore me regjimin e mullahëve më 24 nëntor 2013, Znj. Rajavi pati theksuar, “Implementimi i plotë i rezolutave të Këshillit të Sigurisë, veçanërisht ndalimi i plotë i pasurimit të uraniumit, rënia dakord me Protokollin Shtesë, dhe aksesin e pandaluar të inspektorëve të IAEA në qendrat dhe objektet e dyshuara bërthamore janë thelbësore për braktisjen e armëve bërthamore nga regjimi.”

Znj. Rajavi përsëriti gjithashtu menjëherë pas marrëveshjes bërthamore më 14 korrik, 2015: “Shmangia e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurisë së OKB dhe një marrëveshje e pafirmosur, e cila nuk përmban kërkesat e një traktati zyrtar ndërkombëtar, nuk do t’ia bllokonte mullhëve as rrugën për mashtrim, as aksesin e tyre në një bombë bërthamore… dhe çështja tjetër e rëndësishme është se paratë e derdhura në arkat e regjimit duhet të vihet nën monitorim të rreptë nga Kombet e Bashkuara për t’u siguruar që këto para adresojnë nevojat urgjente të popullit iranian, veçanërisht rrogat e vogla të papaguara të punëtorëve, mësuesve, dhe infermierëve, dhe që përdoren për të siguruar ushqim dhe mjekim për qytetarët.” “Përndryshe,” ka thënë ajo, “Khamenei do t’i përdorë këto fonde për të çuar më tutje politikën e eksportit të terrorizmit dhe fondamentalizmit në Siri, Jemen dhe Liban si dhe për të mbushur xhepat e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, duke shtuar, “Është e drejta e popullit iranian për të ditur se çfarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, tek e cila, presidenti i mullahëve ka pretenduar se varet uji, buka, dhe mjedisi i tyre. Çdo marrëveshje që shpërfill dhe nuk thekson të drejtat njerëzore të popullit iranian vetëm sa do t’i japë më shumë guxim regjimit në shtypjen dhe ekzekutimet e tij. Për më tepër, do të shkelte të drejtat e popullit iranian, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
21 Maj, 2018