Saturday, July 27, 2024

Irani: Kthejnë një të burgosur politik nga spitali në burg pa u kuruar

E mërkurë, 31 maj 2017

NCRI – Vetëm disa orë pasi një i burgosur politik nga burgu Evin u transferua në spital, e kthyen në burg pa i bërë trajtimin.

Ali-Reza Golipour, një i burgosur politik i godinës shtatë të burgut Evin, u transferua nga burgu në spitalin Tajrish më 17 maj 2017 dhe u kthye në burg po atë mbrëmje. Më parë, z. Golipour ishte dërgua në spitalin Taleqani, por pa i bërë provat dhe trajtimi i nevojshëm, e kthyen në burg.

Godina shtatë e burgut Evin, vendi i syrgjynimit të të burgosurve politikë dhe të sigurisë, është një nga dispozitat e këtij burgu famëkeq. Të burgosurit që mbahen aty kryesisht janë akuzuar për krime financiare. Por, autoritetet e burgut të Iranit gjithashtu po mbajnë së paku 55 të burgosur politikë dhe të sigurisë, së bashku me adiktët e drogës dhe të burgosur për krime financiare. Kjo është kundër parimit të ndarjes së krimeve të ndryshme. Përveç kësaj, këta të burgosur po e kryejnë dënimin e tyre afatgjatë në kushte shumë të këqija. Në këtë seksion ka të paktën 30 të burgosur me SIDA.