NCRI – Said Shams është një student i guximshëm që u ngrit kundër tiranisë së mullahëve në Iran para se të arrestohej dhe torturohej për besimet e tij. Aktiv në komunitetin e studentëve për të denoncuar regjimin fundamentalist, i riu Said mori pjesë në kryengritjen popullore të vitit 2009 në Iran, ku u ngrit ngaqe vleresonte ndikimin e luftës së PMOI / MEK për ndryshim.
Pasi ka ikur kohët e fundit nga vendi i tij, ai mori pjesë më 16 dhjetor në një konferencë ndërkombëtare në Paris të titulluar “Situata e nderë në Iran, regjimi i mullahëve i përfshirë nga krizat”. Në një pjesë të fjalës së tij në konferencë ai tha:
“Njohja ime me PMOI / MEK fillon me kryengritjen e vitit 2009. Ishte një rebelim i një gjeneratë të munduar, e cila kishte vuajtur nga represioni dhe shtypja. Ishte dhimbja e shtypur e shumë viteve represioni. Ashtu si njeriu i etur në shkretëtirë, isha duke kërkuar një ilaç. Një që nuk ishte ëndërr, por një realitet i mbushur me gjak. Një realitet në të cilin regjimi e pa rrënimin e vet që nga fillimi, dhe për këtë arsye, përpiqej të derdhte baltë mbi të. Por, pse frikësohen ata me sharrë në dorë, sepse e vërteta jonë është pema e lartë e çlirimit, me rrënjë të forta në tokë dhe me degë që arrijnë lart në qiell, me fryte të reja çdo ditë.