Gjermania shtron shqetësimet mbi rolin e regjimit të Iranit në rajon

329

NCRI – Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha se vendi i tij ishte i shqetësuar për rolin e regjimit iranian në rajon dhe vuri në dukje se Berlini dhe Riadi kanë një qëndrim të ngjashëm mbi rolin problematik të regjimit të Iranit në rajon dhe rolin e Hezbollahut, sipas Al Arabiya në anglisht.

Në një intervistë me gazetën Pan-Arab Asharq Al-Awsat botuar të mërkurën, Gabriel theksoi se Gjermania dhe Arabia Saudite ishin në të njëjtën anë kur është fjala për nevojën për t’iu kundërvënë rolit politik të regjimit iranian në rajon.

“Jemi shumë të shqetësuar për rolin e politikës së jashtme të Iranit në rajon. E thashë qartë gjatë vizitës sime në Uashington ca kohë më parë. Duam t’i kundërvihemi problemit të rolit të iranit në rajon në partneritet me amerikanët, pa dëmtuar marrëveshjen bërthamore. Në këtë kontekst, kemi shprehur qartë dënimin tonë për provat e raketave të Iranit, pasi ato nuk janë aspak në përputhje me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit “, tha ai për Asharq Al-Awsat me qendër në Londër.