Sunday, October 2, 2022

Iran: Gjashtë milion të diplomuar pa punë

NCRI – Në bazë të shifrave zyrtare, 5-6 milionë të diplomuar iranianë janë pa punë, thotë kreu i Komisionit të Planifikimit dhe Buxhetit të parlamentit iranian të regjimit.

Duke folur në një program special të lajmeve televizive, Gholamreza Tajgardoon tha se tre milionë e 200 mijë e popullsisë aktive të vendit si dhe tre milionë e 950 mijë e popullsisë joaktive janë pa punë, duke shtuar “nga 25 milionë e 790 mijë e popullsisë aktive të vendit 22 milionë 588 mijë janë duke punuar, ndërsa tre milionë e 203 mijë që mbeten janë pa punë”.

“Ndërmjet popullsisë joaktive me nivel më të lartë arsimimi, ka pesë milionë e 425 mijë pa punë, që do të thotë se kemi gati gjashtë milionë të diplomuar të papunë, kapacitetet e të cilëve po humbasin”, thotë Tajgardoon