NCRI – Një anëtar i rangut të lartë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet Irani për aleatët e SH.B.A.-së, si Izraeli, duke qenë se rrit dominimin e tij politik dhe ushtarak në Lindjen e Mesme.
Të hënën, përpara një konference kundër terrorizmit të organizuar nga Instituti Hudson me seli në DC, senatori republikan Tom Cotton tha: ” Avancimi që Irani po bën përmes Irakut të veriut dhe Sirisë jugore është shumë i rrezikshëm… Për shembull, Irani po furnizon jo vetëm me raketa; ai po ndihmon për të ndërtuar fabrika të municioneve me preçizion në Siri, në kufirin me Libanin, ku Hezbollahu mund të prodhojë municionet e veta me preçizion për t’u përdorur kundër Izraelit “.
Kjo, sigurisht, është jashtëzakonisht shqetësuese. Regjimi iranian ka ëndërruar kontrollin e Lindjes së Mesme dhe krijimin e një të ashtuquajture “Gjysmë hëne Shia” që shtrihet nga Gjiri Persik në Mesdhe dhe, si i tillë, të kontrollojë shtetet e tjera kombëtare nëpërmjet grupeve terroriste të lidhura me të dhe Korpusit të tij të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) .