IRAN: Khamenei emëron vrasësin masiv në një postë të lartë në gjyqësi

310

E mërkurë, 23 gusht 2017 

Udhëheqësi suprem i regjimit iranian Ali Khameni ka emëruar Motafa Pour-Mohammadi, një anëtar i “Komitetit të Vdekjes” përgjegjës për masakrën e rreth 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988, në një post të nivelit të lartë në gjyqësorin e regjimit iranian.

Pour-Mohammadi, ishte ministër i drejtësisë deri javën e kaluar kur Hassan Rouhani u detyrua ta largonte atë për shkak të aktiviteteve të shumta nga opozita brenda dhe jashtë vendit. Ministri i ri i Drejtësisë i Hassan Rouhanit, SeyedAlirezaAvai, i sanksionuar nga BE për shkelje të të drejtave të njeriut po ashtu ka qenë anëtar i “Komitetit të Vdekjes” në krahinën jugore të Khuzestanit.

Me një urdhër nga Ali Khamenei Pour-Mohammadi u emërua si këshilltar i kreut të gjyqësorit të regjimit iranian SadeghLarijani.