E mërkurë, 23 gusht 2017
Rezistenca iraniane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë ekzekutimin e të burgosurve politikë në Iran dhe u kërkon të gjitha qeverive t`i kushtëzojnë marrëdhëniet e tyre me diktaturën fetare në Iran, me dhënien fund të ekzekutimeve dhe torturave.
Regjimi iranian vari të mërkurën më 23 gusht, Seyed Jamal Mousavin, një i burgosur politik sunni kurd nga qyteti i Sanadajit, pasi kishte bërë nëntë vjet burg nën të ashtuquajturën akuzë për Moharebeh (luftë kundër Perëndisë).