E diel, 27 gusht 2017 19:16
Nga stafi i NCRI
NCRI – Diaspora iraniane u mobilizua këtë të shtunë për të burgosurit e ndërgjegjes që janë në grevë urie për gati një muaj në Iran.
Në hyrje të “Les Invalides në Paris” dhe në qytete të tjera anembanë botës, mbrojtësit e të drejtave të njeriut kërkuan të paralajmëronin mbi përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe intransigjencën e autoriteteve për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre themelore.
Të burgosurit politikë po protestojnë kundër dhunës dhe kërcënimeve të rojeve të burgut të Gohardacht-it (Teheran) dhe të gjitha masave që merren për t’i privuar ata nga një gjendje e denjë burgimi.