Sunday, September 8, 2024

Iran: Dhjetra Gra Sulmohen dhe Regjimi nuk i Jep Rëndësi Incidentit

Komiteti i Grave të NCRI ka raportuar se 41 gra dhe vajza të reja në qytetin jug-lindor Iranshahr janë përdhunuar nga një bandë. Thuhet se sulmi është kryer nga një bandë katë burrash që është e lidhur me organizata paraushtarake.

Shoqëria iraniane është tejet e zemëruar nga ky sulm i cili ka ndodhur në një qytet kryesisht Sunni në Provincën Sistan-dhe-Baluchistan.

Lajmi u bë publik nga udhëheqësi i faljes së të Premtes në Iranshahr, Moëlavi Tayyeb Mollazehi, më 15 qershor. Përveç përpjekjes për ta mbuluar incidentin dhe për të shpërndarë dyshime rreth vërtetësisë së raporteve, prokurori i përgjithshëm i regjimit iranian ka shpallur se informuesi do të ndiqej penalisht. 

Udhëheqësi i faljes së të premtes ka thënë se njëra nga vajzat qe janë përdhunuar po kthehej në shtëpi pas punës kur e ndaluan dhe e detyruan me armë të futej në një makinë. Ajo është rrëmbyer dhe është mbajtur për orë të tëra.

Familjet e viktimave e kanë informuar udhëheqësin e lutjes së të premtes për incidentin pasi kanë frikë nga forcat zyrtare të sigurisë me të cilat sulmuesit janë pa dyshim të lidhur.

Jo të gjitha gratë kanë folur për këtë krim – pa dyshim sepse kanë frikë nga ndëshkimet e forcave të sigurisë. Për më tepër, gratë që përdhunohen në Iran shpesh ndihen si një turp për shoqërinë dhe për këtë arsye heshtin.

Regjimi iranian, në vend që të hetojë krimin dhe të vërë në vend drejtësinë, po e minimizon rëndësinë e situatës dhe po fokusohet në marrjen në shënjestër të udhëheqësit të faljes së të premtes i cili i ka ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre. Disa zyrtarë pretendojnë se ankesat që janë bërë janë të rreme.