Wednesday, February 1, 2023

Mjedisi i Iranit Mund të Fshihet nga Harta

Kur flet për mjedisin e Iranit, të vijnë në mendje vetëm terma si katastrofë, shkatërrim, asgjësim dhe rrënim.

Çështja është aq serioze sa disa ekspertë mjedisorë besojnë se shumë pjesë të Rrafshnaltës Iraniane nuk do të jenë më të banueshme në dekadat e ardhshme nëse procesi aktual shkatërrues do të vazhdojë.

Si rezultat i katër dekadave të sundimit të mullahëve, Liqeni mijëvjeçar Urmia po thahet dhe pyjet e vendit po zhduken. Me tharjen e lumenjve dhe zhdukjen e tokave ligatinore, do të vijojnë edhe dëme të tjera mjedisore në ekosistemin e tyre. Tharja e lumenjve do të sjellë shkretëtirëzim dhe erozion të tokës, shpyllëzimi do të çojë në përmbytje dhe rritje të ndotjes së ajrit, si dhe kafshë e shpendë të rrallë do të zhduken si pasojë e humbjes së tokave ligatinore.

Mjedisi i Iranit po prishet, në një mënyrë të tillë saqë po përballemi me një zinxhir shkatërrimi në ekosistemet e ndryshme të vendit; zinxhir që, nëse nuk ndalet, do të bëjë të ndodhë katastrofa e parashikuar në Rrafshnaltën Iraniane.