Monday, September 9, 2024

Iran: Event në New York në Mbështetje ndaj Ndryshimit të Regjimit

 

Të shtunën, më 22 shtator, një turme shumë e madhe iraniano-amerikanësh mori pjesë në një tubim të quajtur “2018 Iran Uprising Summit: The Path to Freedom – the Alternative” (Samiti i 2018-ës për Kryengritjen e Iranit: Rruga për Liri – Alternativa). Politikanë europianë e amerikanë morën fjalën në këtë event të organizuar nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC).

Qëllimi i këtij eventi ishte të shprehte mbështetje për protestat e vazhdueshme që zhvillohen ende nëpër Iran. Folësit, përfshirë panele të rinjsh nga komunitetet iraniane, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështeste popullin e Iranit dhe Rezistencën në luftën e tyre për ndryshim regjimi.

Këshilltari dhe avokati i Presidentit amerikan Donald Trump, ish-kryetar bashkie i New York City dhe mbështetës prej një kohe të gjatë i Rezistencës Iraniane, Rudy Giuliani, theksoi se populli i Iranit ka “të drejtën e lirisë dhe demokracisë” dhe tha që operacionet terroriste të regjimit kundër opozitës po shtohen. Ai tha: “Duhet t’i them qeverisë iraniane, duhet të jeni vërtet të firkësuar se do të përmbyseni. Nuk do ta harrojme se keni vrarë nje numer shumë te madh amerikanësh. Keni marrë peng diplomatët tanë për të na poshtëruar. Ne e dimë mirë se cilët janë miqtë e cilët armiqtë tanë. Dhe ju jeni armiqtë tanë.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i foli turmës përmes një telekonference. Ajo theksoi se ky tubim është një kontribut i rëndësishëm në luftën për ta çliruar Iranin nga tirania fetare. Ajo tha se zhvillimet në Iran po përshpejtohen, gjë që do të thotë se liria po afrohet, sidomos për shkak të protestave të vazhdueshme që nga fundi i 2017-ës.

Znj. Rajavi nënvizoi se regjimi iranian ia ka frikën shumë rolit të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) dhe njësive të rezistencës në drejtimin dhe vazhdimin e kryengritjeve. Kryengritjet, tha ajo, janë çelësi. “Rruga drejt lirisë e shfaq veten pikërisht në këto kryengritje, në protestat e pafund, dhe në luftën e Njësive të Rezistencës.”

Udhëheqësja foli gjithashtu për presionin politik, ekonomik dhe ndërkombëtar që po ushtrohet ndaj regjimit, duke ia afruar shumë rrënimin.

Në fund, Znj. Rajavi i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që t’i adresojë shkeljet e të drejtave të njeriut nga Irani, duke përfshirë masakrimin e të burgosurve politikë, si dhe luftënxitjen dhe eksportin e terrorizmit në Lindjen e Mesme. Ajo bëri thirrje për marrjen e masave për ta detyruar regjimin të ndalojë. Ajo vuri gjithashtu në dukje se përmbysja dhe themelimi i një Irani të lirë janë përgjgjësia e Rezistencës dhe popullit të Iranit por nxiti mbështetjen ndaj kësaj përpjekjeje e cila do të kontribuojë  në paqen në rajon. Znj. Rajavi bëri gjithashtu thirrje që t’i jepet fund “ndihmesave financiare” ndaj regjimit, të cilat e lejojnë të mbetet në pushtet.