Të dielën, më 23 shtator, shoferët e kamionëve dhe automjeteve të rënda dolën në grevë në 136 qytete në të 31 provincat e Iranit.
Ata refuzuan të lëviznin e të ngarkoheshin me mallra; si rezultat, terminalet kryesore të vendit u mbyllën. Kjo grevë është vazhdim i grevës së përgjithshme të shoferëve të kamionëve e automjeteve të rënda në maj dhe qershor të këtij viti. Shoferët e furnizuesve të lëndëve djegëse iu bashkuan gjithashtu grevës në disa qytete si Tabriz, Kerman, Bandar Abbas, Arak.
Kjo grevë erdhi në një kohë kur autoritetet e regjimit janë përpjekur ta parandalojnë organizimin e saj në mënyra të ndryshme dhe përmes kërcënimeve e ngasjeve. Janë përpjekur gjithashtu ta ndalojnë grevën duke dhënë premtime mashtruese. Përpjekjet e regjimit për të ngarkuar mallra përmes mercenarëve të vet dështuan gjithashtu. Shoferët në disa qytete kanë vendosur poste rojash për të kontrolluar rrugët në disa qytete, në mënyrë që të parandalojnë komplotet e kërcënimet e regjimit gjatë natës.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur shoferët fisnikë në mbarë Iranin, duke thënë se regjimi i mullahëve as nuk do, e as nuk mundet t’u përgjigjet kërkesave të tyre të drejta. Realizimi i këtyre kërkesave është i mundur vetëm përmes lirisë dhe sovranitetit të popullit. Ajo i bëri thirrje të gjithë popullit, sidomos të rinjve, që t’i mbështesin grevistët.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
23 shtator 2018