Friday, March 29, 2024

Iran: Ekzekutimi kriminal i 12 të burgosurve në burgun qëndror në Karaj, janë bërë 78 ekzekutime që nga fillimi i gushtit

E Dielë, 28 Gusht 2016

Njëkohësisht në përvjetorin e masakrës së 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988, regjimi klerikë vazhdon ekzekutimet masive kundër-njerzimit të burgosurve.
Mëngjesin e së shtunës së 27 Gusht 2016, pavarësisht nga thirrjet e ndërkombëtareve, 12 të burgosur janë varur në një burg në Karaj. Këta të burgosur janë transferuar në qeli më 24 Gusht, për t’u përgatitur për zbatimin e dënimit me vdekje. Numri i ekzekutimeve të regjistruara deri më tani arrin 78 vetë në 26 ditët e fundit.

Njëri prej të ekzekutuarve, Alireza Madadpour, 34, ishte një student i kontabilitetit i cili kishte lënë shkollën për shkak të varfërisë dhe problemeve financiare, dhe fitonte jetesën e tij duke punuar si roje. Pas arrestimit, ai nuk mundi të përballojë punësimim e një avokat për tu mbrojtur dhe u dënua me vdekje në një gjyq 20-minutësh për mashtrim.
Regjimi klerike ekzekuton grupe dhe grupet e të rinjve iranianë për akuza të trafikut të drogës, ndërsa të gjitha rrjetet e trafikut të drogës janë të kontrolluara nga lideri suprem i mullahët , Ali Khamenei, dhe Trupate e Gardës Revolucionare. Të ardhurat janë shpenzuar në eksportin e terrorizmit dhe fundamentalizmit. Një raport konfidencial i OKB-së i publikuar nga Wikileaks, ka përsëritur se regjimi iranian është trafikanti më i madh i drogës në botë. (Transmetuar nga Ambasada Amerikane në Baku, 12 Qershor 2009)
Brenda vendit, shumicën e rrjeteve të shpërndarjes së drogës sidomos në mesin e studentëve të universitetit dhe të shkollave të mesme janë në duart e regjimit dhe Trupave të Gardës Revolucionare. Majlis deputeti Rassoul Khezri tha se numri i njerëzve të përfshirë në trafikun e drogës është 10 milion. Ai shtoi: Ndërsa çmimi i të gjitha mallrave është rritur.
Abdolreza Fazli, Ministri i Brendshëm Rouhanit, tha: Konsumi i CRACK (drogës), një droge me përbërje të rrezikshme kimike, është rritur nga 4 deri në 22 për qind në vetëm dy vite. Sipas tij, vetëm 7 për qind e të varurve janë analfabetë, dhe pjesa tjetër kanë diploma të shkollës së mesme ose Bachelors të Shkencës. Gjithashtu ai pohoi se shkalla e varësisë tek femrat është nga 4 për qind deri në 9.3 për qind. (tha agjencia shteterore e lajmeve ISNA, më 19 Gusht, 2014)
Rezistenca Iraniane i bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar dënimet brutal me vdekje në Iran nën sundimin e mullahëve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës Irane
27 Gusht 2016