Friday, March 29, 2024

Pasuar nga rezistenca e saj heroike dhe frika e regjimit Iranit nga trazirat publike, Sahar Beheshti u lirua.

E Shtunë, 27 Gusht 2016

NCRI – Siç është përmendur në raportet e mëparshme, të premten me 26 Gusht, forcat shtypese të sigurisë së Iranit bastisën shtëpinë e familjes së dëshmorit Sattar Beheshti, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2013 dhe u vra nën tortura brutale.

Qëllimi i sulmit ka qenë refuzimi i Sehar për të ndaluar ceremoninë përkujtimore të vëllait të saj, Sattar, në të cilën familja dhe shokët e tij ishin mbledhur për të përkujtuar ditëlindjen e tij.
Gjatë sulmit, agjentët e regjimit rrahën Znj.Sahar Beheshti, motrën e Sattar-së dhe burrin e saj,më pas i arrestuan ato dhe disa nga pjesëmarrësit në ngjarje.
Sahar Beheshti e cila ishte perballur me guxim, u transferua në një vend të panjohur. Një numër i të burgosurve, duke përfshirë dhe burrin e saj janë liruar mund të thirren nga organet përkatëse.
Sot pasdite, nga frika e zemërimit publik dhe pas rezistencës së tyre heroike dhe qëndrimin e fortë ndaj agjentëve të sigurisë, ata ishin të detyruar ta lironin atë duke i dhënë lirimin me kusht.
është e rëndësishme të përmendet se pas arrestimittë Sahar-së, znj Eshqi kishte thënë: “Djali im u flijua për Iranin, dhe unë jam e përgatitur për të humbur vajzën time në rrugën e lirisë së Iranit .”