Monday, September 9, 2024

Iran: Ekzekutim në publik i katër të rinjve në Qeshm

E enjte, 24 nëntor 2016 09:06

Deputeti i regjimit iranian: 5.000 të rinj nga 20 deri në 30 vjeç në burgjet e Iranit janë në korridorin e vdekjes
Fashizmi fetar që sundon Iranin, për të intensifikuar atmosferën e frikës dhe për të parandaluar kryengritjet popullore, i është drejtuar varjeve publike, dhe çdo ditë tregon skena të tmerrshme të trupavë te varur në vinça në publik.

Të mërkurën, 23 nëntor, xhelatët e mullahëve varën publikisht katër të rinj në mënyrë kolektive në ishullin Qeshm në provincën e Hormozganit.
Hassan Norouzi, një deputet i regjimit në një pohim tronditës tha: “5000 persona të moshës 20 deri në 30 vjeç janë të dënuar me vdekje. Shumica e tyre janë keqbërës të lidhur me drogën për herë të parë “( agjencia shtetërore e lajmeve Mehr – 23nëntor).
Youssefiani, një anëtar tjetër i parlamentit, tha: “Kemi ekzekutuar kaq shumë, ekzekutojmë çdo ditë. … në Rajaeeshahr 30, në një tjetër vend 20, në një tjetër vend 10, dhe cili ka qenë rezultati? Në vitin 1990 kur isha prokuror në provincën e Mazandaranit, një raport erdhi nga zyra e arsimit se kur ju ekzekutoni një person, 20 deri në 30 studentë të tjerë nuk vijnë në shkollë … tha një grua në gjykatë … në Iran një familje e tërë ekzekutohet, nuk është personi që ekzekutohet. “( radioja shtetërore Farhag, 23 nëntor).
Çdo marrëdhënie me këtë regjim mesjetar, i cili e mban pushtetin vetëm përmes torturës dhe ekzekutimit, duhet të jetë i kushtëzuar me një ndalje të ekzekutimeve. Injorimi i të dhënave të tmerrshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e regjimit klerikal nën çdo pretekst trimëron më shumë kriminelët në pushtet në Iran.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
23 nëntor 2016