Iran: Ekzekutim masiv në një ditë i 14 të burgosurve

394

E Premte, 21 tetor 2016

NCRI – Regjimi anti-njerëzor i mullahëve vari 14 të burgosur në burgun e Qezel-Hessar (në Karaj) më 19 tetor. Këta të burgosur janë transferuar dy ditë më parë nga mbarë burgjet e Teheranit në Qezzel-Hessar në isolim për t’u vënë në korridorin e vdekjes. Edhe duke pasur parasysh ligjet e këtij regjimi mesjetar, procedura e dënimit me vdekje të këtyre të burgosurve ishte i padrejtë, dhe shumë prej tyre janë të privuar madje edhe për të pasur avokat.

Në një kohë kur shpallja e marrjes së rryshfeteve dhe plaçkitjeve astronomike është shndërruar në një çështje të luftës për pushtet midis fraksioneve sunduese, dhe udhëheqësit e regjimit paralajmërojnë njëri-tjetrin për pasojave e saj sociale, regjimi i mullahëve, në një përpjekje për të parandaluar një kryengritje popullore, nuk ka gjetur mënyrë tjetër për të dalë nga situata, por shkallëzon numrin e ekzekutimeve dhe intensifikon atmosferën e frikës. Ahmad Tavakkoli, ish-anëtar i parlamentit të mullahëve dhe anëtar i rrethit të ngushtë të Khameneit, ka thënë: “Nëse nuk luftojmë korrupsionin sistematik, regjimi pa dyshim që do të shembet. Tashmë kemi kaluar fazën e kërcënimit dhe tani jemi në një fazë kur korrupsioni është bërë sistematik. “(TV shtetëror, 1 tetor)
Ghassem Ahmadi, një anëtar i parlamentit të mullahëve, shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e rryshfeteve astronomike, duke përfshirë edhe disa miliardë toman nga Fondi Rezervë për Edukatorët që mbulon 900,000 njerëz, 1.500 miliardë toman nga Banka Sarmayeh, 123,000 miliardë toman nga dega Tajrish e Bankës Saderat, dhe një marrje ryshfeti prej 500 miliardë toman nga tri bankat e Saderat, Sepah dhe Mellat. (radio shtetërore Farhang – 16 tetor)
Në një kohë kur udhëheqësit e regjimit lëvizin fijet kryesore të rrjeteve të kontrabandës dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, shumë të burgosur ekzekutohen çdo ditë me akuzën për kontrabandë droge. Shumica e këtyre të ekzekutuarve janë njerëz të privuar të cilët janë viktima të politikave shtypëse dhe plaçkitëse të fashizmit fetar që sundon në Irani. Hamid Nazari, një nga të burgosurit që u var më 19 tetor, ishte punëtor dhe kryefamiljar. Ai nuk mund të përballonte shpenzimet e kurimit të fëmijës së tij të sëmurë.
Rezistenca iraniane iu bën thirrje të gjithë njerëzve në Iran, veçanërisht të rinjve të guximshëm të të gjithë vendit, për të protestuar kundër dënimit me vdekje, dhe për të mbështetur familjet e të burgosurve dhe të ekzekutuarve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
20 tetor 2016