E hënë, 24 tetor 2016
NCRI – Ahmad Shaheed, Raportuesi Special i OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, ka dorëzuar raportin e tij të fundit të komisionit të 3 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Si periudhë kohore, raporti mbulon nga 1 janari 2016 deri në mes të gushtit të vitit 2016. Z. Shaheed tha se gjatë kësaj periudhe ai u ka dërguar 23 letra mbi të drejtat e njeriut zyrtarëve të Republikës Islamike.
Në fjalimin e tij 45-minutësh në komitetin e 3-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ahmad Shaheed ngriti çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Iran, duke përfshirë rritjen e ekzekutimeve, mbajtjen e qindra të burgosurve të ndërgjegjes, vështirësitë dhe pengesat për lirinë e fjalës, presionet ndaj shtypit dhe gazetarëve, shkeljen e të drejtave të pakicave fetare dhe etnike, sidomos të pasuesve të besimit Bahá’í.
Raportuesi i OKB-së ka kritikuar funksionimin e organizatave të regjimit iranian në lidhje me çështjet e lirisë së shprehjes dhe të mendimit, të drejtën e lirisë së shoqërimit dhe tubimit, si dhe të drejtat e grave dhe fëmijëve, të drejtat e qytetarëve me dy shtetësi, dhe të aktivistëve e punonjësve politikë dhe socialë.
Lidhur me lirinë e shprehjes, Dr. Shaheed kritikon kufizimet aktuale në Iran dhe shkruan: “nga janari 2016 deri më sot, 15 gazetarë dhe blogerë janë arrestuar dhe pesë milion faqe interneti janë bllokuar në Iran, të cilat janë pengesat kryesore për lirinë e fjalës. “
Për numrin e ekzekutimeve, në raportin e Ahmed Shaheed është theksuar se që nga 1 janar 2016, derin në javën e 3-të korrikut të të njëjtit vit, janë kryer në Iran mes 241 deri në 253 ekzekutime që është dukshëm më pak se në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2015. Ahmed Shaheed njoftoi se numri i ekzekutimeve në vitin 2015 ka qenë mes të 966 të 1054.
Në fjalën e tij, zoti Shaheed kritikon lehtësinë e dhënieve të dënimeve me vdekje, madje edhe për krime të cilat nuk janë të klasifikuara si krime të rënda, si vrasja.
Raportuesi i OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut të Iranit, megjithatë, shkruan se numri i ekzekutimeve në muajt e fundit ka pasur një rritje dhe se ekzekutimet janë kryesisht të lidhura me drogën.
Ahmad Shaheed ka mirëpritur në fjalën e tij lirimin e një numri të të burgosurve politikë dhe lejet (lirim të përkohshëm) e disa të tjerëve dhe kërkoi që për plotësimin e raporteve të tij të lejohet të vizitojë Iranin.
Gjatë asamblesë, përfaqësuesi i Kanadasë kritikoi Iranin për mos lejimin e raportuesit të OKB-së për të udhëtuar në Iran.
Duhet theksuar se misioni i Ahmed Shaheed do të përfundojë në fund të shqyrtimit aktual të të dhënave të të drejtave të njeriut në Iran, dhe sipas njoftimeve, “Asemeh Jahangir”, nga Pakistani, një aktivist i vjetër i të drejtave të njeriut, do të jetë raportuesi i ri i OKB-ja për të drejtat e njeriut në Iran.