Saturday, July 27, 2024

IRAN:  Afrimi i zgjedhjeve kallpe, shkallëzon luftën për pushtet në Regjimin klerikal dhe shkakton dorëheqjen e tre ministrave

 

 E enjte, 20 tetor 2016

  • Khamenei: Kandidatët duhet të jenë të angazhuar me velayat-e faqih
  • Rafsanjani: sulmet ndaj qeverisë së Rouhanit të pashembullta në qeveritë e pas-revolucionit
  • IRGC: Lloji i qeverisë dhe i parlamentit është i rëndësishëm dhe IRGC duhet të pasqyrojë kufijtë mes të brendëshmve dhe jo të brendëshmve

NCRI – Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të mullahëve, lufta e brendshme dhe lufta për pushtet brenda regjimit është intensifikuar në nivele të papara. Khamenei, në një dokument të titulluar “Politikat e përgjithshme të zgjedhjeve”, i cili doli më 15 tetor, ripohoi se kandidatët duhet të jenë të angazhuar me “revolucionin, republikën dhe kushtetutën islamike, sidomos me angazhimin ndaj velayat-e faqih“.

 

Në këtë dokument Khamenei vuri në dukje ndalimin për forcat e armatosura dhe të inteligjencës e të aparatit të sigurisë për të hyrë në fushatat politike dhe partiake dhe promovimin e kandidatëve, por mulla Ali Saeedi, përfaqësues i Liderit Suprem në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të nesërmen njoftoi, “shkenca politike, vizioni politik, orientimi politik, pikëpamjet politike dhe aktiviteti politik” është thelbi i IRGC dhe “IRGC duhet të mbajë qëndrimin e vet për çështjet e sistemit dhe të vendit” dhe “duhet të shpallë shpjegimin e saj për lëvizjet dhe idetë, dhe shpjegimin për grupet dhe organizatat, frontet e brendshme e jo të brendshme “. Ai shtoi: “IRGC ka rol të veçantë në lidhje me çështjet  ushtarake, kulturore, të sigurisë e madje edhe të ekonomisë … sot ne përballemi me një qeveri që në disa çështje sfidon udhëheqjen dhe parimet e Imamit … Për IRGC është e rëndësishme çfarë qeverie është në pushtet ose çfarë parlamenti kemi për sa i përket strukturës së saj. Kjo do të thotë se struktura e parlamentit dhe e qeverisë ndikon në nivelin e ndjeshmërisë dhe misionit të IRGC “.

Përfaqësuesi politik i Trupave të Gardës Revolucionare (IRGC), gjenerali i brigadës Sanai Rad gjithashtu deklaroi se “forcat e armatosura duhet të bashkëpunojnë në qoftë se një parti apo grup devijon …. Domosdoshmëria e punës sonë është të njohim partitë dhe grupet. Siguria dhe detyra jonë ushtarake e kërkon këtë”.  Ai shtoi: “Aktorët politikë nuk duhet të krijojnë probleme që dëmtojnë madhështinë e forcave të armatosura, që është një pasuri për të gjithë sistemin ..”

Në një rrethanë tjetër, me intensifikimin e krizës brenda regjimit, Ministrat e Arsimit, Orientimit, dhe Sporteve të Rouhanit u detyruan të japin dorëheqjen. Jannati, Ministri i Orientimit, në letrën e tij të dorëheqjes shkruan: “Kjo ministri është sulmuar më shumë se institucionet e tjera ekzekutive që nga fillimi dhe të gjitha aktivitetet e saj në një atmosferë të kontaminuar janë shkatërruar duke përhapur gënjeshtra dhe akuza të padrejta. Meqë grupet sekrete të ekspertëve janë të vendosura për të shkatërruar të gjitha arritjet e qeverisë dhe të tregojë se është e paefektshme … pritet që në muajt e ardhshëm këto akuza të intensifikohen”.

Dimensionet e kësaj luftës për pushtet janë të një shkalle të tillë sa Rafsanjani të martën, 18 tetor, thotë “sulmet ndaj qeverisë 11 (qeverisë Rouhanit) janë të papara në qeveritë e pas-revolucionit” dhe duke pranuar urrejtjen popullore ndaj qeverisë Rouhani, ka thënë: “Në emër të kritikave, ata sabotojnë dhe duan që njerëzit të pendohen për zgjedhjen e tyre të mençur. “

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit

19 tetor 2016