Iran: Ekzekutim Masiv i 10 të Burgosurve në Burgun e Gohardasht

433

 Regjimi tinëzar e çalë i Velayat-e Faqih ka varur 10 të burgosur në Burgun Gohardasht në Karaj, duke kryer kështu një krim të urryer mëngjesin e së mërkurës, më 14 nëntor.

Regjimi klerikal, i paaftë të përballet me krizat e tij të pashërueshme dhe me qëllimin për të krijuar frikë e terror, si dhe për t’iu kundërvënë protestave në rritje të popullit, e ka gjetur të vetmin shteg shpëtimi në rritjen e represionit dhe ekzekutimeve.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjithë mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, në veçanti Komisionerit të Lartë për të Drejtat Njerëzore dhe Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran, si dhe Grupit të Punës mbi dënimin arbitrar me vdekje, që t’i dënojnë këto ekzekutime, dhe bën thirrje për aksion urgjent nga komuniteti ndërkombëtar.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
15 Nëntor 2018