Thursday, March 28, 2024

Iran: Eksporti i vazhdueshëm i krizës, për të mbuluar shpërthimin e saj social

E premte, 02 dhjetor 2016

Dërgesat e armëve të kapura kohët e fundit në Detin Arabik duket se provojnë që Irani ka qenë furnizuesi i rebelëve Houthi në Jemen.
Armët e konfiskuara nga luftanijet australiane, franceze dhe amerikane, ishin ruse dhe iraniane; disa prej tyre kishin shenja të ngjashme me ato të përdorura nga luftëtarët Houthi, sipas një raporti të pavarur.
Raporti i The Conflict Armament Research (CAR) na jep provat më konkrete deri më sot se Irani po mbështet Houthis-in.

Zv- Admirali Kevin M. Donegan, komandanti i Forcave Detare të SHBA-së në rajon, njoftoi se pesë dërgesa armësh janë konfiskuar që nga prilli 2015.
Raporti i “CAR” fokusohet në tre dërgesa të rikuperuara në fillim të vitit 2016 nga ekipet e HMAS Darvinit, FS Provence, dhe USS Sirocco, që po veprojnë si pjesë e një Force Detare Shumëkombëshe të Kombinuar.
Në të thuhet: “Analiza e “CAR” e materialit të konfiskuar … sugjeron ekzistencën e një rrjeti armësh që shtrihet nga Irani në Somali dhe Jemen, e cila përfshin transferimin e sasive të konsiderueshme të armëve të prodhimit iranian dhe armëve që në mënyrë të dukshme vijnë nga rezervat iraniane “.
Në një anije që shkonte për në Jemen, ekuipazhi francez që kontrolloi barkën gjeti rreth 2,000 pushkë të stilit Kallashnikov me numrat në seri.
Raporti CAR vuri në dukje se pushkët ishin “karakteristike të prodhimit iranian” dhe ishin dërguar së bashku me 64 pushkë snajper Hoshdar-M që i kishin numrat në seri, dhe nëntë armë antitank Kornet ruse.
Në shkurt, anija austrailiane zbuloi një barkë me 2,197 armë, duke përfshirë afërsisht 100 raketa hedhëse të llojit RPG-7 të prodhimit iranian, ndërsa në mars, anija amerikane gjeti mbi 1.500 pushkë si dhe raketa-hedhëse dhe mitralozë të rëndë 12.7mm.
Gjetjet janë të kufizuara, por raporti sugjeron se ka prova për një rrjet të transportit të armëve nga Irani në Somali dhe Jemen.