E hënë 12 shtator 2016
NCRI – Duke shkruar për The Hill, faqja e internetit të lajmeve të SHBA, Giulio Terzi, ish-ministri i jashtëm italian, pohoi se “një agim i ri” ka ardhur për të Rezistencës iraniane.
Mes afrimit ose konfliktit me një regjim të rrezikshëm qëndron një alternativë për qeveritë perëndimore: “t’i japin një mbështetje të plotë opozitës demokratike,” shkruan Terzi.
Duke theksuar arritjet e Rezistencës iraniane, ai argumenton se një kuptim më i mirë i lëvizjes do t’i japë politikëbërësve një mënyrë të qartë për zgjidhjen e mungesës së shpresës duke u përpjekur të moderojnë një regjim “provokativ” në rritje.
Rezistenca, në formën e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizatës Popullore Muxhahedin të Iranit (PMOI ose MEK), argumenton Terzi, ka përballuar një fushatë të pandërprerë nga regjimi për ta asgjësuar atë, duke përfshirë ekzekutimin masiv të pothuaj 30,000 anëtarëve të saj në vitin 1988 dhe, më së fundi, tentativën për vrasjen apo kapjen e atyre mijëra anëtarëve të PMOI-it të futur në Kampin Lirisë në Irak.
Me gjithë këtë “masakër”, NCRI “tërhoqi rreth 100,000 mbështetës në mbledhjen e saj vjetore ndërkombëtare në afërsi të Parisit,” vë në dukje Terzi.
Çka Rezistenca ka arritur e ka bërë me përkrahjen e Parlamentarëve nga i gjithë globi, por nuk ka pasur mbështetjen e drejtuesve kombëtare, thotë ai. Kjo i bën goditjet e njëpasnjëshme kundër ” Ajatollahëve gjak -derdhës”, përfshirë edhe zhvendosjen e suksesshëm të anëtarëve të saj nga Iraku në Shqipëri, gjithënjë e më të rendësishme.
Për shembull, anëtarët e PMOI-it në Irak që ishin në Kampin e Lirisë i kanë bërë ballë “pesë sulmeve me raketa, tre sulmeve të drejtpërdrejta, si dhe një bllokade të vazhdueshme të furnizimeve mjekësore dhe shërbimeve bazë.” Më shumë se 150 kanë vdekur “, ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar ka bërë një sy qorr.”
Kjo forcë i jep shkas gënjeshtrës së argumentit shpesh të bërë që ky “regjim në thelb i dhunshëm … është i vetmi përfaqësues i organizuar për popullin iranian”, thotë Terzi.
Megjithatë, argumenton ai “Ekziston një tjetër qeveri në pritje, e përgatitur për të krijuar një të ardhme për Iranin që është e bazuar në parimet e deklaruara të sekularizmit, demokracisë dhe barazisë gjinore siç ka-qenë i artikuluar nga kryetarja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi. “