Demonstrata jashtë Parlamentit të regjimit iranian në mbështetje të punëtorëve bën thirrje për lirinë e tyre
Forcat shtypëse të sigurisë së fashizmit fetar që sundon në Iran kryen sulme në mesnatë në Ahvaz të hënën për të dytën natë rresht.
Sulmet kishin në shënjestër shtëpitë e punëtorëve të Grupit Kombëtar Iranian të Industrive të Çelikut (INSIG) dhe rezultuan në arrestimin e më shumë punëtorëve. Dhjetëra punëtorë të arrestuar natën e së dielës dhe të hënën mbahen ende në paraburgim. Shumë punëtorë po i kalojnë netët jashtë shtëpive të tyre për t’iu shmangur arrestimit.
Punëtorët e çelikut po hyjnë në ditën e 39-të të grevës e protestës së tyre pavarësisht veprimeve represive të regjimit. Ata shpallën se do të vazhdojnë të bëjnë grevë derisa të lirohet edhe punëtori i fundit.
Qindra pensionistë, duke protestuar jashtë Parlamentit të regjimit në Teheran shprehën mbështetjen e tyre për punëtorët grevistë të Ahvazit mëngjesin e së martës. Protestuesit thërrisnin: “Nga Ahvazi në Teheran, punëtorët janë nëpër burgje”; “Lironi punëtorët e çelikut”; “Punëtorët e burgosur duhet të lirohen”; “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”; “Qeveria kryen krime, parlamenti e mbështet”; “Sigurimi është e drejta jonë”; “Armiku është këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika”.
Arrestimet brutale e masive të punëtorëve e tregojnë qartë irritimin e regjimit të korruptuar e kriminel klerikal me shtimin e grevave e protestave të punëtorëve. Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjithë iranianëve, sidomos punëtorëve të tjerë, rinisë, dhe studentëve, që të ngrihen në mbështetje të punëtorëve grevistë dhe në protestë ndaj arrestimit të tyre. Rezistenca Iraniane u bën gjithashtu thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që mbështesin të drejtat e njeriut e të punëtorëve, si dhe të gjitha unioneve e sindikatave të punës në shtete të ndryshme, që të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të punëtorëve të arrestuar në Iran.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
18 Dhjetor 2018