Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian miratuan, të hënën, një vendim të qeverisë franceze për të sanksionuar kombasit iranianë që akuzohen për një komplot me bombë afër Parisit, gjë që mund të çojë në implementimin e këtyre masave nga e gjithë BE, sipas diplomatëve.
Ministrat thanë se tani mund të fillojë puna teknike për ngrirjen e aseteve në BE të dy iranianëve dhe të shërbimit iranian të inteligjencës, të cilët akuzohen për organizimin e sulmit të dështuar me bombë ndaj tubimit të një grupi të mërguar të opozitës iraniane.
Në tetor, Franca deklaroi se nuk kishte asnjë dyshim që ministria iraniane e inteligjencës qëndronte prapa komplotit të qershorit dhe ngriu asetet që i përkisnin kësaj ministrie dhe dy kombasve iranianë – një diplomat i bazuar në Vienë, i cili mbahet tani në Belgjikë për rolin e tij në komplot, dhe zëvendës ministri e drejtori i përgjithshëm i inteligjencës, Saeid Hashemi Moghadam. Gjithashtu, ata përjashtuan diplomatin e tyre iranian.
Danimarka la lobuar gjithashtu për mbështetje për sanksione të ngjashme nga e gjithë BE, sapo të përfundojë hetimi i saj mbi komplotin e shërbimit iranian të inteligjencës për të vrarë një kundërshtar politik në tokën daneze.
Ndërkohë që këto veprime janë kryesisht simbolike në impaktin e tyre, duke qenë se asnjëri nga individët nuk ka asete në Francë, kjo gjë shënon një kthesë në mënyrën sesi BE përgatitet të veprojë ndaj Iranit për veprimtaritë e tij destabilizuese në Europë e në Lindjen e Mesme.