Thirrje për mbështetje të punëtorëve grevistë dhe veprim për t’i liruar ata
Të shtunën, më 3 mars, qindra punëtorë nga Grupi Kombëtar i Çelikut në Ahvaz së bashku me familjet e tyre demonstruan në rrugët e qytetit dhe u mblodhën para zyrave të guvernatorit.
Demonstrimi ishte në protestë kundër arrestimit të kolegëve të tyre dhe gjithashtu për të kërkuar përmbushjen e kërkesave tyre. Ata thërrisnin: “Punëtorët e burgosur duhet të lirohen”; “, Punëtorë të burgosur, ne ju mbështesim “; “Forca të Sigurisë Shtetërore, kini kujdes! Jemi punëtorë, jo banditë “; “Do të vazhdojmë të kërkojmë fitimin e të drejtave tona”; “Hajdutët janë të lirë, kurse punëtorët janë në burg”.
Të enjten mbrëma, 1 mars, forcat represive arrestuan të paktën 10 punëtorë grevistë gjatë një bastisjeje në shtëpitë e tyre. Më shumë se 300 punëtorë nga grupi kombëtar i çelikut në Ahvaz kanë qenë në grevë për disa muaj për të marrë pagat dhe përfitimet e tyre të papaguara për disa muaj.