Thursday, March 28, 2024

Historiku i zymtë i të drejtave të njeriut i regjimit iranian vihet në dukje nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi të drejtat e njeriut në Iran u botua, duke përfshirë shqetësimin e tij lidhur me sulmet ngaj familjeve të viktimave të ekzekutimeve masive të vitit 1988 në kërkimin e tyre për të zbuluar të vërtetën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paraqiti raportin më 26 shkurt në Sesionin e 37-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i mbledhur aktualisht në Gjenevë.

Raporti vuri në dukje se familjet e viktimave të vrasjeve masive të vitit 1988 në Iran vazhdojnë të përballen me sulme në kërkimin e tyre për të gjetur të vërtetën dhe se mbrojtësit e të drejtave të njeriut që punojnë në emër të tyre përballen me sulme, kërcënime dhe ndjekje penale.

Raporti gjithashtu theksoi klimën e frikës të kultivuar në Iran nga ana e Gjyqësorit dhe aparateve të ndryshme të sigurisë të qeverisë. Ai vuri në dukje shkeljen e lirive themelore, duke përfshirë lirinë e mendimit, shprehjes dhe grumbullimit paqësor, si dhe ndjekjen penale të individëve për ushtrimin paqësor të këtyre lirive me akuza lidhur me sigurinë kombëtare.

Raporti i Guterres kritikoi gjithashtu përdorimin e gjerë nga regjimi iranian të dënimit me vdekje, veçanërisht për shkelësit e mitur; përdorimin e pohimeve me forcë; ndëshkimin mizor dhe çnjerëzor; diskriminim sistematik kundër grave dhe vajzave; represionin e demonstratave në dhjetor2017 / janar 2018; trajtimin e bashkësive etnike dhe fetare; dhe ndalimet dhe gjykimet e padrejta për qytetarët me dyshtetësi.