Tuesday, March 19, 2024

Iran: Demonstratë e 500 kreditorëve të grabitur, duke kënduar “Vdekje Rouhanit”

Të shtunën më 3 mars, 500 kreditorë të grabitur nga Kaspiku, Alborzi iranian, Samen Al-Hojaj, Arman Vahdat dhe njerëz të grabitur që erdhën nga Mashhad në Teheran u mblodhën para të parlamentit të regjimit.

Protestuesit thërrisnin: Vdekje Rouhanit, vdekje Ali Larijanit (kryetar i Parlamentit të regjimit); Është kjo shtëpia e kombit apo qendra ehajdutëve? Fitorja është e Perëndisë, poshtë kjo qeveri mashtruese; ata shkelën Islamin, goditën njerëzit; Larijani është gjyqtar (kreu i gjyqësorit), ai është shok i hajdutëve.

Protestuesit kërkuan në pankartat dhe parullat e tyre të shkruara me dorë që veprimi i këtyre institucioneve, të cilat ishin plotësisht të varura nga Garda revolucionare, gjyqësori dhe organet e tjera represive të regjimit, duhej të thuhet qartë. Në fund, ata filluan një marshim.

Anëtarët e grabitur të Institutit Arman Vahdat në Khorramabad bënë njëkohësisht një protestë përpara degës së institutit me sloganin “Vdekje Seif-it” (kreu i Bankës Qendrore).

Edhe në Ahvaz, njerëzit e grabitur të institutit Arman Vahdat u mblodhën para degës së saj. Ata thërrisnin: Khuzestani vdes; ai nuk e pranon poshtërimin; është kjo banka qendrore apo qendra e hajdutëve?

Njerëzit e grabitur të projektit të ndërtesave të reja të Alborzit në Karaj, dhe njerëzit e grabitur të Institutit Kaspik në Kerman, gjithashtu kërkuan kthimin e parave të tyre të grabitura të enjten më 1 mars, duke bërë tubime proteste.