Iran: Demonstrata e Punëtorëve të Fabrikës së Kallam Sheqerit, Mësuesve, Tregtarëve dhe Rinisë

451

Maryam Rajavi: Thirrje për mbështetje ndaj grevistëve të Haft Tappeh dhe Çelikut në Ahvaz dhe për aksion të menjëhershëm për të liruar të arrestuarit

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur punëtorët grevistë të fabrikës së Kallam Sheqerit Haft Tappeh dhe të Çelikut të Ahvazit, dhe ka thënë:

“Shoosh është ngritur me thirrjet e punëtorëve, dhe me solidaritetin e grevën e të rinjve, mësuesve e tregtarëve të pazareve. Armiku përpiqet më kot t’i heshtë punëtorët e varfër të Haft Tappeh duke i shtypur e arrestuar, por thirrja “jemi të uritur, të uritur” e fëmijëve të Shush, i bën thirrje ndërgjegjes së çdo qenieje njerëzore që të ngrihet kundër mullahëve tiranë.

Znj. Rajavi i bëri thirrje të gjithë të rinjve, sidomos atyre në Khuzestan, që ta mbështesin kryengritjen e Shush, dhe të grevistëve të Haft Tappeh e të Çelikut të Ahvazit, dhe nxiti mbrojtësit ndërkombëtarë të të drejtave njerëzore si dhe unionet e punës e të profesioneve që t’i dënojnë masat represive të fashizmit fetar që sundon Iranin kundër punëtorëve, dhe që të marrin masa urgjente për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Të dielën më 18 nëntor, protesta e punëtorëve trima të Kallam Sheqerit Haft Tappeh u mbajt në ditën e katërmbëdhjetë të grevës së tyre, me një mbështetje të gjerë nga tregtarët, mësuesit, familjet e punëtorëve, dhe studentët e qytetit Shush. Në vijim të grumbullimit të protestuesve përpara zyrës së guvernatorit të regjimit në Shush, forcat represive arrestuan të paktën dy përfaqësues të punëtorëve. Të paktën njëri nga punëtorët është plagosur nga agjentët kriminelë me veshje civile.

Demonstratat masive të punëtorëve të çelikut e të kallam sheqerit nisën të dielën pavarësisht pranisë së forcave shtypëse. Pronarët e dyqaneve i mbyllën bizneset dhe iu bashkuan tubimit. Protestuesit thërrisnin: “Haft Tappeh, Çelik (i Ahvazit), do të qëndrojmë bashkë deri në fund; Çelik, Haft Tappeh, lidhje e ngushtë!; tregtar i nderuar, mbështetje, mbështetje; Punëtor, mësues, unitet, unitet; Poshtë tirani, rroftë punëtori; punëtori vdes, por nuk pranon poshtërimin; Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë; As kërcënimi, as burgu, nuk kanë më asnjë efekt; jemi të gjithë bashkë; nuk shkojmë në shtëpi pa marrë të drejtat tona; armiku ynë është këtu, e kanë gabim kur thonë se janë Shtetet e Bashkuara.”

Njerëzit që iu bashkuan punëtorëve mbanin banderola të shkruara me dorë, ku lexohej: “Edhe unë jam (punëtor) Haft Tappeh.”

Në banderola shkruhej: Stop kontratave të paligjshme të punës; stop shfrytëzimit të punëtorëve; një fëmijë i uritur nuk njeh premtime; Jam thjesht punëotr, nuk jam bandit; E dua atdheun tim; por fëmijën e kam të uritur.

Duke iu referuar kërcënimeve të forcave represive, përfaqësuesi i punëtorëve tha: “Edhe nëse vdes, nuk keni të drejtë të më varrosni. Duhet ta sillni arkivolin tim në grevë. Edhe trupi im i vdekur thërret: “Jo kërcënime, jo dorëzim, jemi të gjithë bashkë”. Turma masive e përsërisnin këtë slogan, duke konfirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar protestat.

Ndërkohë, punëtorët e guximshëm të Çelikut të Ahvazit e vazhduan grevën për të dytën javë në protestë ndaj mos marrjes së rrogave e benefiteve të tyre për katër muaj, dhe shprehën solidaritet me punëtorët e fabrikës së Kallam Sheqerit Haft Tappeh. Gjatë tubimit nga fabrika tek zyra e guvernatorit të regjimit në Ahvaz, ata thërrisnin: “Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi; Kryetari dhe guvernatori janë bashkëpunues të kësaj mafjeje; Haft Tappeh, jemi të pranishëm dhe qëndrojmë të bashkuar; vendi ynë është shtëpi hajdutësh; është i pashembullt në botë!; punëtori vdes, por nuk e pranon poshtërimin.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
18 nëntor 2018