Wednesday, September 11, 2024

Iran: Autoritetet e burgut sulmojnë të burgosurit e minoritetit fetar

 

Iran, 8 shkurt 2019 – Njësitë anti-rebelim dhe autoritetet e burgut sulmuan të burgosurit e një minoriteti fetar në burgun Gohardasht në Karaj, në perëndim të Teheranit. Ky sulm që ndodhi mëngjesin e së mërkurës, përfshiu njësi të pajisura me pajime anti-rebelim dhe gaz lotsjellës të cilat sulmuan Sallën 21 të Godinës 7 në këtë burg.

Të burgosurit e guximshëm Sunni rezistuan ndërsa autoritetet kishin në plan ta detyronin një të burgosur të quajtur z. Towhid Ghoreishi të paraqitej në një proces gjyqësor.

Njësitë anti-rebelim përdorën gaz lotsjellës dhe sulmuan të burgosurit me shkopinj. Disa të burgosurve iu thyen këmbët. Ghoreishi dhe z. Hamzeh Darwish u lanë në gjendje kritike.

Regjimi iranian njihet dhe dënohet gjerësisht për regjistrin e tij të gjatë të shkeljeve të të drejtave njerëzore, sidomos kundër minoriteteve fetare dhe etnike.

Autoritetet e burgut i lanë të burgosurit të vuanin dhe ua mohuan kujdesin mjekësor. Disa nga të plagosurit, të cilët vuanin nga krahë e këmbë të thyera, u transferuan madje në izolim dhe aktualisht thuhet se janë në gjendje kritike. Nuk ka informacione të mëtejshme për këta të burgosur.

Ka shqetësim se jetët e këtyre të burgosurve politikë Sunni do të jenë në rrezik të madh gjatë kësaj periudhe kur regjimi po shënon 40-vjetorin e tij, duke përdorur heshtjen e medias për të kryer veprimet e tij mizore.