Friday, March 29, 2024

Dënim me burg për 12 protestues Sardasht

E martë, 15 nëntor 2016

NCRI – 12 qytetarë Sardasht të akuzuar për prishje të rendit publik dhe për mosbindje ndaj forcave të rendit janë dënuar me një vit burg nga gjykata e regjimit në qytet. Po ashtu u dënuan me pagesën e parave të gjakut për përfshirjen e tyre në sulmin dhe plagosjen e agjentëve të forcave të rendit.

Duhet theksuar se dënimet janë të lidhura me një tubim të mbajtur nga një grup njerëzish në Sardasht për të protestuar kundër vdekjes së Farinaz Khosravani në Hotelin Tara të Mahabad-it. Për t’i shpëtuar një sulmi seksual nga një zyrtar i inteligjencës, Farinaz Khosravani u hodh nga dritarja e katit të katërt të Hotelit Tara në Mahabad më 9 maj 2015, dhe vdiq menjëherë. Pas vetëvrasjes së saj të detyruar, një grup njerëzish nga Sardashti organizuan një tubim për të dënuar vdekjen e Khosravani-t, gjatë të cilit të paktën 12 protestues u arrestuan nga forcat e rendit.