Saturday, July 27, 2024

Iran: 16 të burgosur duke përfshirë edhe një grua janë varur brenda një dite, duke përfshirë dhe dy persona në publik

E Hënë, 18 Korrik 2016

Tridhjetë të burgosur u ekzekutua në më pak se një javë në të gjithë vendin
Në një valë të re ekzekutimesh, regjimi iranian ekzekutoi 30 të burgosur në qytete të ndryshme nga 11 korriku deri më 17 korrik. Gjashtëmbëdhjetë u ekzekutuan sot më 17 korrik, në Karaj dhe Birjand.
Në Karaj, 11 të burgosur, duke përfshirë një grua u ekzekutuan në burgun e Ghezel Hesar duke i varur në publik në rrethin Mehrshahr.

Dy të burgosur u ekzekutuan në Burgun Qëndror të Lakan, në Rasht (Iranin Veriorë) më 16 korrik. Gjashtë të burgosur janë varur më 13 korrik, në burgun Gohardasht e Karaj. Pesë të burgosur të tjerë janë varur më 11 korrik, në Burgun Qendror të Arak (Iran qendrore), dhe një i burgosur tjetër u ekzekutua më 11 korrik në Burgun e Maragheh (në lindje të Provincës Azerbaixhan në veriperëndim të Iranit), pas tetë vitesh burg.
Rrethuar nga kriza të ndryshme, regjimi iranian nuk është në gjendje t’i përgjigjet nevojave më themelore të popullit iranian, sidomos shtresave me të ardhura të ulta. Përballja me rritjen e mospajtimin publik dhe protesta në të gjithe vendin, kanë ndërmarrë nje vale te re të ekzekutimesh. Një vit pas marrëveshjes bërthamore, keto krime tregojnë të kundertën e pretendimeve për moderimi të regjimin klerikal dhe ekspozojnë genjeshtrat e regjimit. Eshtë vërtetuar se pajtimi me regjimin mesjetar të mullaheve nuk mund të sjellë ndryshime.
Rezistenca Iranian i bën thirrje organizatave për të drejtat e njeriut për numrin në rritje të dënuar dhe ekzekutimeve në Iran.Që të ndërmarri menjëherë masa për të dërguar dosjen për shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Të gjitha marrëdhëniet me regjimin iranian duhet të kushtëzohet me dhënien fund të ekzekutimeve dhe përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
17 Korrik 2016