Regjimi Iranian vari 18 persona gjatë fundjavës

530

E Diel, 17 Korrik 2016

NCRI – regjimi fundamentalist Iranian vari 18 të burgosur gjatë fundjavës, duke përfshirë edhe dy raste në publik.Gjithashtu edhe një grua ishte midis atyre që u varën të dielën.
Njëmbëdhjetë të burgosur janë varur në masë në burgun Qezelhesar në Karaj, në veri-perëndim të Teheranit, të dielën. Dy prej të burgosurve u identifikuan si Saeed Saberit dhe Moslem Bahrami. Një prej 11 të burgosurve ishte një grua.

Dy burra, të identifikuar vetëm me iniciale Q. J. dhe M. R., janë varur në publik në Karaj të dielën. Të dy burrat u varën në sheshin publik të qytetit në Qarkun Mehshahr, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.
Tre persona të tjerë u varën në burgun e qytetit Birjand, Iranin lindor, të dielën. Ata u identifikuan si Mansour Zafarani, Yousef Barahoui dhe Qassem Delshad. Ata u akuzuan të lidhurë me ngarkesat e drogesë.
Dy të burgosur, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, afërsishtë 40 dhe 49 vjeç, u varën të shtunën në burgun Lakan në Rasht, në veri të Iranit, sipas transmetuesit shtetëror IRIB i cili citoi Ahmad Siavosh-Pour, kreun provincial të gjyqësorit. Ata u akuzuan të lidhurë me ngarkesat e drogesë.
Gjithashtu gjatë fundjavës pesë burra janë varur më 11 korrik në Burgun Qendror të Arak, Iranin qëndrorë. Ata janë identifikuar si Masoud Taqi-Pour, Hassan Faraj-Pour, Mehdi Baqeri, Baqer Jalili dhe Hamid Haqvin. Ata gjithashtu u akuzuan për lidhje me ngarkesat e drogesë.
Regjimi i mullahës vari nëntë të burgosur në mënyrë kolektive më 13 korrik në burgun Gohardasht në Karaj.
Tre nga të burgosurit e ekzekutuar janë identifikuar si Seyed Mohammad Taheri, Amir Khadem Rezaiyan dhe Saeid Ahmadi.
Më shumë se 270 anëtarë të Parlamentit Evropian nënshkruan një deklaratë të përbashkët për Iranin muajin e kaluar, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian për “kushtetë” në mardhenien që ka me Teheranin për përmirësimin e të drejtave të njeriut.
Deputetët të cilët ishin nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe nga të gjitha grupet politike në Parlament thanë se janë të shqetësuar për rritjen e numrit të ekzekutimeve në Iran pasi Hassan Rouhani mori detyrën si President tre vite më parë.
Amnesty International në raportin e saj vjetor të 6 prillit për dënimet me vdekje për periudhën e vitit 2015 shkruan: “Irani ka dënuar 977 persona me vdekje në vitin 2015, në krahasim me 743 të një viti më parë.”
“Vetëm Iran llogaritë 82% të të gjitha ekzekutimeve të regjistruara” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha grupi i të drejtave të njeriut.
Ka pasur më shumë se 2500 ekzekutime gjatë qëndrimit Hassan Rouhani si President. Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran bëri të ditur në Mars se numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2015 ishte më i madhi në 25 vitet e fundit. Rouhani ka mbështetur në mënyrë të qartë ekzekutimet si shembuj të “urdhërimeve të Perëndisë” dhe “ligjeve të parlamentit që i përkasin popullit.