John Baird: Terrorizmi është lufta më e madhe e brezit tonë dhe regjimi Iranian është mbështetësi i tij

426

E Hënë, 18 korrik 2016
NCRI – Në një fjalim të dhënë në konferencën e rezistencës iraniane për Iranin e Lirë në Paris më 9 korrik, ish-ministri i Jashtëm kanadez John Baird tha se regjimi iranian është sponsori më i madh i shtetit terroristë në botë.

Z. Baird tha: “Gjatë viteve, miliarda dollarë kanë lejuar Teheranin që të mbjelli frikë, dhunë, vdekje dhe shkatërrim. Nga lufta e Asadit kundër popullit të tij në një qendër të komunitetit hebre në Buenos Aires, deri një komplot për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington për të armatosur Hezbollahun me raketa që kanë në shënjestër civilët në Izrael, ne duhet ti largojmë mullahs. “
Ai citon se populli iranian, po vuanë nën regjimin brutal,dhe shikonë si aleat më të madh komunitetit ndërkombëtar për të rrëzuar diktaturën e mullahëve.
Ai tha: “Nuk është gabim që populli i Iranit nuk e mbështet regjimin dhe ata duan ta shohin të rrëzuar. Secila dhe çdo njëri prej nesh duhet të qëndrojmë në solidaritet me popullin e Iranit dhe të qëndrojmë së bashku dhe në mënyrë të qartë se nocioni i shtetit të moderuar i Hassan Rouhani, ose që eshtë reformator është vetëm një mashtrim. “
Dhjetëra mijëra iranianë dhe përkrahës të tyre ndërkombëtarë morën pjesë në konferencën për “Iranin e Lirë” më 9 korrik, ku morën dhe mbështetjen e ndërkombëtareve për planin 10-pikësh të kreut të opozitës iraniane Znj. Maryam Rajavi për një të ardhmen të lirë dhe demokratike të Iranit.