Thursday, March 28, 2024

Demonstrimi i përbashkët i opozitës siriane dhe Rezistencës iraniane në Paris

E diel, 18 dhjetor 2016

NCRI – Me ftesë të “Koordinimit të Revolucionit sirian” në Paris të shtunën, 17 dhjetor, u mbajt një tubim përballë ambasadës së regjimit iranian.

Në këtë demonstratë qindra sirianë dhe anëtarë e përkrahës të rezistencës iraniane morën pjesë për të protestuar për krimet kundër njerëzimit që janë kryer kundër popullit heroik të Alepos nga ana e forcave dhe mercenarëve të Bashar Asadit dhe regjimit Iran, si dhe për të dënuar përpjekjet e Gardës iraniane për të bllokuar evakuimin e civilëve dhe militantëve nga Aleppo Lindore.

Protestuesit tundnin flamuj të revolucionit sirian dhe flamuj të rezistencës iraniane, si dhe hidhnin parulla kundër Khameneit dhe Bashar al-Asadit dhe për domosdoshmërinë që ata të japin llogari para gjykatave ndërkombëtare.

Protestuesit thërrisnin slogane si: “Poshtë Bashar Assadi” dhe “Poshtë Khamenei”, “Rroftë revolucionin sirian, rroftë Ushtria e Lirë Siriane”, “Jashtë nga Siria gardat e mullahëve dhe mercenarët e milicisë “, “Khamenei , Assadi dhe Qassem Soleimani janë kasapë të popullit sirian, janë kriminelë lufte dhe duhet të dorëzohen para drejtësisë”.