Iran: 11 Ekzekutime në Burgjet e Zahedan dhe Gohardasht

826

Më 3 dhe 5 shtator, regjimi çnjerëzor i mullahëve ekzekutoi 11 të burgosur në qytetin jug-lindor Zahedan dhe në Gohardasht (Karaj) – në perëndim të burgjeve të Teheranit. Tre nga këta të burgosur janë dërguar tek trekëmbëshi në Burgun Zahedan në agimin e së martës, më 3 shtator. Tre të burgosurit, me moshë nga 21 në 24 vjeç, ishin dënuar me vdekje me akuzën e vrasjes së një polici.

Autoritetet e regjimit informuan familjet e këtyre tre të burgosurve balouch-ë se duhej të paguanin për litarët e ekzekutimit dhe t’i jepnin para gjaku familjes së viktimës në mënyrë që t’u lejohej marrja e trupave.

Më 5 shtator, tetë të burgosur të tjerë u ekzekutuan gjithashtu në Burgun e Gohardasht.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjitha autoriteteve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sidomos Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe reporterit special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, si dhe Grupit të Punës mbi Ekzekutimet Arbitrare, që t’i dënojnë këto ekzekutime brutale dhe të ndërmarrin aksion të menjëhershëm për të parandaluar forma të tilla brutale të ndëshkimit në Iran.

I përmbytur nga krizat e brendshme dhe ndërkombëtare që përshkallëzohen e thellohen çdo ditë, regjimi i mullahëve ka nisur një valë të re ekzekutimesh në mënyrë që ta intensifikojë atmosferën e frikësimit e terrorit në shoqëri, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e kryengritjes popullore. Ky është një proces kriminal i cili vetëm sa do ta shtojë zemërimin e popullit, i cili eshte i ngopur tashme me regjimin e lig te Velayat-e Faqih.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
7 Shtator 2018