Ministria e jashtme franceze, të enjten, shprehu keqardhje për arrestimin e bashkëshortit të një avokateje të burgosur iraniane të të drejtave të njeriut, një kritikë e rrallë që me shumë mundësi do ta irritojë Teheranin në një kohë marrëdhëniesh të tensionuara.
Reza Khandan është bashkëshorti i Nasrin Sotoudeh, një avokate aktiviste e cila ka vuajtur gjysmën e një dënimi gjashtë-vjeçar me burg, të dhënë në vitin 2010 për përhapje propagande, dhe është arrestuar përsëri në qershor.
“Franca shpreh keqardhje për arrestimin në Teheran të Reza Khandan, bashkëshortit të Nasrin Sotoudeh,” ka thënë në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme. Agnes von der Muhll. “Jemi shumë të shqetësuar për Znj. Sotoudeh, e cila filloi një grevë urie më 25 gusht, dhe shpresojmë që ajo dhe Z. Khandan të lirohen së shpejti.”
Franca rrallë bën komente publike mbi çështjet e të drejtave të njeriut në Iran.