E shtunë, 12 nëntor 2016
NCRI – Grupet armiqësore në regjimin iranian janë të shqetësuara në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe të Kongresit në Amerikë.
Khamenei ka frikë se nuk mbetet asnjë shans për përpjekje për shantazh terrorist dhe për marrje pengjesh. Rafsanjani, Rouhani iu drejtua kundërshtarit të tyre me zili dhe shkroi: “nuk do të kalojë shumë kohë, kur shumë iranianë të pashpresë do të presin për një të ardhme ku Obama të marrë përsëri detyrën duke qenë se kemi humbur një mundësi të çmuar në Iran.”
Trupat qeveritare po ashtu janë të shqetësuara rreth rezultateve të zgjedhjeve në SHBA dhe kanë përplasje me njëra-tjetrën.
Më 10 nëntor 2016, Agjencia e Lajmeve Tasnim shkroi: “fitorja e Trumpit e ka ballafaquar qeverinë e Rouhanit dhe filozofinë e saj të vazhdimësisë me një sfidë të madhe dhe ndoshta asnjë iranian brenda dhe jashtë vendit nuk shqetësohet aq shumë sa Rouhani.”
Agjencia e Lajme e grupi terrorist Qods gjithashtu shkroi: “zgjedhja e Trumpit si president ishte shpresa dhe perspektiva e fundit për marrëveshjen e Iranit me SHBA.”
Gazeta Vatan shkruan: “Fitorja e Trumpit ka befasuar këshilltarin e Rouhanit.”
Gazeta Keyhan e lidhur me Khamenein ka shkruar: “Tani ekstremistët në Iran po qajnë si demokratët sikur ata vetë të kishin humbur betejën e zgjedhjeve. Ndihen të frustruar dhe të zhgënjyer. “
Këshilltari i Medias dhe i Kulturës i IRGC, komandanti Moghadamfar tha: “Vërejtjet e Trumpit rreth anullimit të marrëveshjes së Iranit tregon se nuk duhet të kishim gabuar me marrëveshjen e Iranit pasi SHBA është një ekzistencë hipokrite.”
IRGC shkroi në Agjencinë e saj të lajmeve: “Politiko Magazine botoi një raport të mërkurën dhe prezantoi disa nga alternativat e mundshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së për Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit. Ish-kryetari i Kongresit të SHBA Newt Gingrich ishte një mbështetës i vendosur i Donald Trump dhe është një nga alternativat për të marrë zyrën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Ai është një nga njerëzit që morën pjesë në mbledhjen e Rezistencës së Iranit të mbajtur në Paris dhe u përplas ashpër me regjimin iranian.
Agjencia e lajmeve të IRGC shtoi: “Kryetari aktual i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Bob Corker është personi kundër marrëveshjes me Iranin dhe mbështetës i vendosur i sanksioneve kundër regjimit iranian. Ai është alternativa tjetër që mendon Trumpi, sikurse raporton Politico Magazine.
John Bolton është ish-ambasador i SHBA në OKB dhe është opsioni i tretë për të pasur një post të presidencës në zyrën e diplomacisë amerikane.
Për Departamentin e Mbrojtjes, senatori republikan, Jeff Sessions është kundër marrëveshjes me Iranin dhe është gjithashtu një tjetër alternativë e Donald Trumpit. Ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Stephan Hadley do të ketë një post në qeverinë e re Trump. “